Pushuesi denoncon i tmerruar: Në Xarë kur të duash je i vdekur, policia s'duket askund! Reagon Berisha

Një pushues i tmerruar ka denoncuar një sherr të paparë në fshatin Xarë të Sarandës," 60 vetë kundër 20-ve" siç shprehet ai , po ku fatkeqësisht, policia nuk u duk fare për mëse një orë.

Pushuesi e ka bërë denoncimin e tij tek ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka reaguar menjëherë duke e publikuar shqetësimin e qytetarit dhe duke gjykuar se një ngjarje e tillë, një rrahje masive, ndodh vetëm në një vend pa shtet ose në  ‘shtetin e Noriegës".

Ja mesazhi i publikuar nga Berisha:

"Rrahje masive ne vendin pa shtet apo shtetin e Norieges! Lexoni mesazhin e pushuesit dixhital! sb"

"Pershendetje Dr. Sali Berisha
Ndodhem per pushime ne nje fshat te sarandes dhe mbrem ndodhi nje sherr i papam gati 60 veta kundra 20 vetave 
sme kishin par syt naj her te till sherri
Policia nuk u duk askundi
saktesisht ne Xare ndodhi ky sherr
nje fshat i ter duke ber sherr
Policia erdhi pas nje ore 
pasi filloi te qetsohej situata.
ne at vend ku te duash je i vdekur dhe kurr policia nuk do e gjej fajtorin
ska siguri as nje sekond ne ket vend
po te vinte policia ne koh ngjarja nuk do shkonte deri ne at grad.
flm per kohen qe po te marr"