Në Shqipëri 'fluturon' çmimi naftës, në botë ulet

Teksa në tregjet botërore nafta po pëson uilje, e paralajmëruar kjo edhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, e kundërta po ndodh në vendin tonë.

Sot nafta ka arritur në 198 lekë për litër, shifër kjo tejet e lartë për buxhetet e familjeve shqiptare, ndërsa në bursat aziatike nafta e papërpunuar ishte 6.5 për qind më e ulët apo në çmim prej 92.46 dollarësh deri në 88.15 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës u rrit në më shumë se 119 dollarë për fuçi të hënën, në nivelin më të lartë që nga mesi i vitit 2022, ndërsa shkurtimet e furnizimit nga Arabia Saudite dhe prodhues të tjerë ngjallën frikën e ndërprerjeve të mëdha në furnizimet globale.

Lexo dhe: Abuzimi - Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Shqipëri! Një litër shitet për 198 lekë

Çmimet më vonë ranë pasi Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me Trump dhe ndau propozime që synonin një zgjidhje të shpejtë të luftës, sipas një ndihmësi të Kremlinit, duke lehtësuar shqetësimet në lidhje me furnizimin.

Ndërkohë, Trump po shqyrton lehtësimin e sanksioneve të naftës ndaj Rusisë dhe lirimin e rezervave të naftës bruto emergjente, si pjesë e një pakete opsionesh që synojnë frenimin e çmimeve në rritje, sipas burimeve të shumta, raporton Reuters.

Vendet e G7 thanë të hënën se ishin të përgatitura të zbatonin "masat e nevojshme" në përgjigje të rritjes së çmimeve globale të naftës, por nuk u zotuan për lirimin e rezervave emergjente.