Abuzimi - Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Shqipëri! Një litër shitet për 198 lekë

Që nga data 4 Mars  nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë. Këtë rritje e justifikojnë me ndryshimet e shpejta që po pëson çmimi në bursat e huaja. Ndërkohë që në vende të tjera të rajonit rritjet kane qenë minimale. 

Gjatë ditës së sotme çmimi i naftës ishte pothuajse i njëjtë në të gjithë pikat e shitjes me pakicë. Koordinim perfekt për të vjedhur qytetarët shqiptarë me lejen e qeverisë. Vetë Rama ua kujtoi firmave pak ditë më parë që të vijojnë me rritjen e çmimit të naftës. Një litër naftë normale ishte 198 lekë sot. Një rritje prej 25 lekësh vetëm brenda 5 ditësh.

Kjo do të ndikojë në xhepat e shqiptarëve por sidomos në xhepat e atyre pak fermerëve që punojnë përditë në tokat e tyre me mjete të rënda.

Rritja e sotme e çmimeve në tregun e pakicës nuk ka ndonjë shpjegim të qartë. Pasi kjo naftë që është në treg nuk erdhi dje apo pardje nga Irani apo Lindja e Mesme. Pra është totalisht abuzive. Një anije që furnizon me naftë i duhen disa javë që të mbërrijë në portet shqiptare nga zonat e konfliktit.