‘Lumi i afrohet shtëpisë’, Vasili: Rama s’e kontrollon më veten, investimi mafiozo-kriminal s'e lë të ikë!

Një dosje hetimore e kohëve të fundit ka shërbyer për të demaskuar tërësisht narrativën qeveritare dhe për të ekspozuar atë që përshkruhet si një “investim i jashtëzakonshëm demagogjik dhe politik”, i cili tashmë është bërë “pluhur e hi”.

Ky zhvillim ka nxjerrë në pah një realitet të zymtë, veçanërisht në sytë e opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët e kishin parë qeverinë si “korifeun e reformës në drejtësi”.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish ligjvënësi i PL, Petrit Vasili tha se Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se nuk e ka më në kontroll veten e tij dhe veprimet politike. Sipas tij, ai nuk i merr më vendimet në mënyrë autonome, por është në varësi të palëve të treta që nuk e lejojnë të largohet nga pushteti.

Një situatë e tillë shihet si një “investim i madh mafiozo-kriminal”, i cili e mban kryeministrin në detyrë dhe dikton lëvizjet e tij, ndërsa reagimin e ashpër të Ramës ndaj SPAK-ut, e interpreton si një shenjë paniku, duke e metaforizuar me shprehjen “lumi i afrohet shtëpisë”.

Kjo dosje, ashtu si do që të jetë, dha një ndihmë të madhe në këtë drejtim. Sot kemi lakuriq përpara të gjithë opinionit publik, por në mënyrë të veçantë atyre ndërkombëtarëve, që janë bërë topa-copa për ta paraqitur si korifeun e reformës në drejtësi, njeriun që lufton korrupsionin dhe prandaj bëri reformën. Ky investimi i jashtëzakonshëm demagogjik edhe politik, dje u bë pluhur e hi. Dhe vetëm, edhe vetëm për këtë, ky hetim ia vlejti. Sa i takon pjesës së teknikaliteteve, prapë këtu unë nuk kam se si t'i jap asnjë minutë të drejtë, as mazhorancës, as kujdo tjetër, as pasaktësive të dosjes.

Për një arsye shumë të thjeshtë. Këtu kemi të bëjmë me një, një batërdi miliarderësh në infrastrukturë, të cilën s'ka nevojë më për SPAK. Sepse ajo infrastrukturë e tëra e Rrugës së Arbrit, u shkatërrua dhe u copëtua dhe përfundimisht, çdo lloj hetimi i SPAK-ut në drejtim të percepsionit, nuk ka për të bërë më shumë sesa ç'bën tërë ato rrugë dhe tërë ai bllokim i Shqipërisë, dhe tërë ajo Shqipëri që është copë-copë nga pikëpamja e infrastrukturës rrugore, tunele, vepra kulluese e të tjera e të tjera e të tjera, me gjithë përmbytjet brenda e me gjithë çka.

Edi Rama pranoi publikisht përfundimisht, që është njeri që nuk e ka në dorë veten e tij më. Pra, nuk i qeveris ai vendimet politike që merr çdo politikan në situata të caktuara, por është në varësi të të tjerëve, të cilët nuk e lënë më Edi Ramën që të largohet që aty. Dhe mos shikoni Edi Ramën, shikoni gjithmonë pas Edi Ramës, pra cili është ai investim i madh, mafiozo-kriminal, që e ka mbajtur deri tani dhe i cili sigurisht nuk e lë të largohet që aty. Raporti i tij në çështjen konkrete është pak të thuash qesharak. Dhe pak të thuash i një njeriu në një krizë të tmerrshme. Sepse, të gjithë e kanë shumë kollaj ta krahasojnë këtë Edi Ramë, ë, që ankohet për këtë SPAK-un, që shkel ligjet, gjitha që e të tjera e të tjera. Po ishte, ishte, ishte shumë i pakënaqur në rastin e Arben Ahmetajt, tha, se po ta kisha unë në dorë tha, do isha ky Robespieri i paparë i luftës kundër korrupsionit. E kemi parë gjakftohtë, e ka hequr imunitetin e Sali Berishës me përrallat e vendimeve që kishte marrë vetë. Ishte shumë i qetë për që bashkë-armiqtë e tij rrëmbyen Ilir Metën në rrugë, e të tjera e të tjera.

Ky gjakftohti, njeriu që mbështeste drejtësinë, që nuk e komentonte kurrë, që ne nuk i ndërhymë, i japim vetëm mbështetje, e patë që u bë si një shenj i zgjebosur atje, që u ulërinte atje, sepse lumi afroi tek shtëpia. Këtë duhet ta themi. Nuk ekzistojnë më garancitë e mëdha, sepse dy kolegët e mi nuk e, e thanë, por kuptohet që SPAK-u ka dhe shtysa, besoj, ndërkombëtare, se nuk vijnë nga shtysa lokale këto për të lëvizur, se po për, po të ishte për të lëvizur, do lëvizte me kohë. Dhe sigurisht, në këtë pikë, të paktën me gjithë vezët që kanë ndërkombëtarët, kur vjen kjo, ky moment kaq flagrant, i rënies së sheshit të reformës në drejtësi, se nuk kemi më reformë në drejtësi. Unë nuk jam lodhur të shkruaj qindra herë për këtë punë, por më mirë kur e konsumon këtë, këtë asgjësim vetë ky Edi Rama me gojën e tij.

Nuk ka, edhe shqiptari më i fundit, edhe ai që bën shejtan budallallëk, të gjithë e dinë brenda vetes. Ka infrastrukturë të ndërtuar prej 20 e kusur vjetësh nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, është atje, me gjithë batërdirat, shiu që bie në gjithë Shqipërinë, në ato rrugët e tyre dhe tunelet e tyre, nuk bien. Këtu tunelet, rrugët e Edi Ramës bien në tokë. Të sapo inauguruara, edhe sapo përfunduara. Çfarë do të thotë? Do të thotë shumë qartë, që në këtë madhështinë në Shqipëri, qeveris një korrupsion mafioz, i tmerrshëm, sepse ky korrupsion që mban me transfuzion edhe krimin e organizuar, të gjithë tenderat e dini kush i merr, të gjitha investimet e dini kush i merr. Pra, është shumë e qartë. Kur qeveris krimi, çdo gjë bie në tokë dhe shkatërrohet, po njëkohësisht edhe mbrohet nga kryeministri. Kur nuk qeveris krimi, veprat janë atje dhe nuk lëvizin.