Seanca/ Rrëzohet kërkesa e Mediut për largimin e Irenës me disa mbiemra nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për largimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre.

Pasi u mor në shqyrtim kërkesa është vendosur se është në papajtueshmëri, mos respektimi i afatit ka sjell edhe papajtueshmëri të kërkesës së avokatëve tha Irena Gjoka.

Gzetari i Syri tv Fatjon Gjinaj njofton se, përballë kësaj të fundit dhe prokurorit Arben Kraja, avokati Henrik Ligori bëri kundërshtime mbi disa  parashtrime të prokurorisë së posaçme.

Ligori: Ministria e mbrojtjes është një strukture me dy krerë, nje pjese politike dhe pjesa tjetër Shtabi i Përgjithshëm. Njerëzit që kanë pasur përgjegjësi për Gërdecin kanë marrë përgjegjësi. Sa i takon akuzës për municionet, nuk ka asnjë akt ligjor që e ndan kalibër i madh dhe kalibër i vogël.

Ministri i Mbrojtjes përgjigjet për politikat e ministrisë. Nuk mund të akuzohet se nuk i njeh kalibrat. Me këtë punë merret Shtabi i Përgjithshëm. Si mund që ministri politik ti ngarkohet përgjegjësi teknike. Sa i takon akuzës së transportit, nuk është detyra e ministrit sepse ka strukturë që merret me faturat. Duket që akuza e bërë nga prokurori është e pambështetur.