E rëndë në Tiranë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Sotir Caci’, ndërsa dyshimet paraprake janë se shtetasi B. G., është vetëqëlluar me armë zjarri.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40,  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.