Aksident fatal në Shkodër/ Del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi i automjetit
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi me inicialet N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Për pasojë, automjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues. Si rezultat i përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një murë rrethues.
Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.