EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur me shtetësi turke

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë. 

Sipas burimeve për SYRI-n, i plagosuri është me shtetësi turke, Halil Uçar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta dhe dyshohet se edhe autori është me shtetësi turke. 

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.