A do rrëzohet Rama brenda vitit? Platforma e parashikimeve mbështetet nga Donald Trump Jr.
Një platformë ndërkombëtare e parashikimeve, Polymarket, ka hapur një treg që pyet nëse Edi Rama nuk do të jetë më Kryeministër i Shqipërisë deri në fund të vitit 2026.
Sipas çmimeve aktuale të tregut, probabiliteti që Rama të largohet para fundit të mandatit është rreth 29%.
Ekspertët e tregjeve parashikues thonë se ky çmim reflekton opinionet e përdoruesve që investojnë para duke supozuar se diçka mund të ndodhë apo jo.
Rezultati final do të konfirmohet nga deklarimet zyrtare të qeverisë.
Ndërsa ky treg nuk është një sondazh zyrtar politik, ai ofron një pasqyrë interesante të pritshmërive për të ardhmen politike në Shqipëri.
Por është interesant fakti se djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, është këshilltar i kësaj kompanie.
Jo vetëm kaq, por firma e tij 1789 Capital ka investuar tek Polymarket.
Firma 1789 Capital, e lidhur ngushtë me Donald Trump Jr., ka bërë një investim të rëndësishëm në Polymarket, duke e çuar në qendër të vëmendjes jo vetëm si platformë financiare, por edhe si instrument politik me ndikim.
Trump Jr. madje është bashkuar si anëtar i bordit këshillues të kompanisë.
Vetë presidenti Trump ka lehtësuar ambientin rregullator për Polymarket.
Si përcaktohet rezultati?
Nëse Rama largohet zyrtarisht nga detyra e kryeministrit (për çfarëdo arsye), tregu do të përfundojë me rezultatin “PO”.
Nëse ai mbetet në krye deri më 31 dhjetor 2026, rezultati është “JO”.
Ky vendim bëhet bazuar te deklarimet zyrtare të qeverisë ose burime të besueshme shtypi.