Erdogan: Kërcënimet iraniane hedhin hije mbi miqësinë mijëravjeçare
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka paralajmëruar Iranin të përmbahet nga çdo “hap provokues” i mëtejshëm, pasi një raketë balistike iraniane hyri në hapësirën ajrore turke.
Ai i bëri thirrje Iranit të përmbahet nga veprimet që “hedhin hije mbi lidhjet tona miqësore dhe vëllazërore mijëravjeçare”, duke deklaruar se Irani vazhdon të ndërmarrë “hapa jashtëzakonisht të gabuar dhe provokues” pavarësisht “paralajmërimeve të sinqerta” të Turqisë , raporton CNN .
Deklaratat e tij, të raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, erdhën pasi një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke përpara se të neutralizohej nga forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor.Ministria turke e Mbrojtjes tha në rrjetin X se pjesë të raketës ranë në tokë të pasigurt në Gaziantep, në Turqinë jug-qendrore, dhe se nuk pati viktima apo të lënduar.
Erdogan tha se forcat turke kanë qenë në gatishmëri që nga fillimi i konfliktit dhe se Turqia po monitoron hapësirën e saj ajrore 24 orë në ditë me avionë luftarakë F-16 , avionë paralajmërues dhe avionë tankerë .