'PS nuk mund të vlerësojë provat e SPAK'/ Myftari: Nëse janë të bindur për pafajësinë e Ballukut, pse i shmangen gjykatës?

Partia Socialiste i ka vendosur një bllokadë prokurorëve të SPAK që kërkojnë arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Duke komentuar këtë zhvillim në emisionin “Task Force” në Syri TV me moderatoren Sonila Meço, juristi Kreshnik Myftari u ndal edhe te një nga akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Ballukut, që lidhet me çështjen e mosbarazisë në tendera.

Sipas Myftarit, koncepti i paracaktimit të fituesit në një tender nuk përbën automatikisht veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Juristi sqaroi se shkelja e barazisë në tendera ndodh kur operatorëve ekonomikë u kërkohet dokumentacion i ndryshëm, duke favorizuar apo penalizuar subjekte të caktuara.

Ai shtoi se në rastet kur fituesi i tenderit paracaktohet, situata juridike është e ndryshme dhe nuk përputhet domosdoshmërisht me këtë vepër penale specifike. Më tej, Myftari kritikoi edhe qëndrimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke theksuar se ai nuk ka kompetencë të vlerësojë provat e një çështjeje penale.

Sipas juristit, nëse mazhoranca është e bindur për pafajësinë e zyrtares së lartë, atëherë çështja duhet të lihet të vlerësohet nga gjykata. Ai kundërshtoi gjithashtu termin “arrest pa gjyq”, duke sqaruar se çdo kërkesë e prokurorit për masë sigurie shqyrtohet nga gjykata.

Myftari:

Artikulohet që paracaktimi është shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Jo, nuk është. Më vjen keq edhe për për organin e akuzës në qoftë se i ka të dokumentuara këto fakte dhe i jep të njëjtin cilësim ose vazhdon në të njëjtin cilësim.

Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera prek pozitën e aplikantëve nëpërmjet dokumentacionit. Pra dikujt i kërkon një dokumentacion, dikujt s'ia kërkon dhe është vepër penale e rrezikut. Si të dali fitues, si të mos dali fitues, në qoftë se ti e ke penguar njërin nga subjektet nëpërmjet këtyre artificeve, e ke konsumuar veprën penale. Në qoftë se ti e paracakton fituesin, nuk jemi më në këtë vepër, nuk jemi më në këtë fakt. E kemi thënë këtë pjesë në disa emisione.

Pjesa tjetër që është shumë e rëndësishme është që grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk mund të vlerësojë prova, as t'i shqyrtojë, nga pikëpamja e përdorshmërisë, vlefshmërisë ose ligjshmërisë. I përket një gjykate. Këtu është sjellja ambigue. Në qoftë se këta janë të bindur në pafajësinë, në mungesën e faktit, pse këto pretendime nuk ia japin gjykatës dhe e thotë gjykata këtë? Nuk ka nevojë as për arrest, thotë nuk ka nevojë as për arrest në shtëpi, as arrest në burg ose masë tjetër sigurie. Kjo gjykatës së shkallës së parë ose gjykatës së apelit. Pra vendimet e Gjykatës së Apelit janë të ekzekutueshme nga pikëpamja juridike.

Pse i shmangen këtij organi? Që është, ligjërisht është i vetmi organ që bën drejtësi. Kështu që të fillosh të diskutosh ë, a janë... Për shembull sot dëgjova një shprehje 'arrest pa gjyq'. Jo, nuk është arrest pa gjyq. Ajo kërkesa e prokurorit do shkojë do vlerësohet në gjykatë. Në qoftë se nga pikëpamja juridike gjykata do i qëndrojë ose do të shohi të njëjtat elementë si prokurori, do vendosi një masë sigurimi, në të kundërt nuk do ta vendosi.

Po zoti Shkullaku po thotë diçka shumë interesante, që është tipari i organizatave mafioze dhe grupeve të strukturuara. Kur anëtarët e një grupi të strukturuar punojnë për grupin, mbrohen nga grupi. Kur punojnë për veten, dënohen në bazë të rregullave të grupit. Folësi 2: Në fakt, shiko Kreshnik se dua të ma komentoni, edhe Shkullaku dhe ti dhe Marashi, sepse ndoshta një jurist e sheh ndryshe, një analist i kalibrit të Shkullakut e sheh ndryshe. Po më ndihmon pak me katrën se më kujtohet...