I vënë qytën e pistoletës në kokë lezhjanit, mirëpo arma shkrehet

Një sherr banal ndërmjet tre personave në Lezhë për pak ka përfunduar në mënyrë fatale për njerin prej tyre. Dy vëllezër me mbiemër Lucaj nga Tala, 36 dhe 37 vjeçarë, e kanë kapur me forcë një 26-vjeçar nga qyteti i Lezhës, e kanë kërcënuar dhe i kanë vënë deri edhe qytën e pistoletës në kokë.

Në këtë moment kërcënimesh me zë të lartë dhe britma, kur i dhunuari ishte vënë poshtë, arma është shkrehur në ajër dhe i ka tmerruar të tre. Për fatin e mirë, asnjë nuk qe plagosur dhe për 26-vjeçarin qe fat, sepse ndërhyri Policia dhe e shpëtoi.

Për ngjarjen u arrestua Dashamir Lucaj, 37 vjeç,  banues në Tale dhe u procedua në liri, vëllai më i vogël, D.L.

Dashamir Lucaj akuzohet për  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Kanosje " "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" "Dëmtime të tjera me dashje" kurse vëllai i tij për "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake"  "Kanosje" kryer në bashkëpunim.