Reagime ndaj biletave të shtrenjta për turneun e Bruce Springsteen: Po mbroni demokracinë me rregulla të tregut të lirë
Turneu i ri amerikan i Bruce Springsteen , “Land of Hope and Dreams”, po përballet me reagime të ashpra për çmimet e larta të biletave, me fansat që kritikojnë çmimet agresive. Turneu u njoftua rreth dy javë më parë dhe do të fillojë në Minneapolis më 31 mars. Megjithatë, postimet e artistit në mediat sociale janë mbushur me komente nga fansat që thonë se çmimet e biletave janë veçanërisht të larta.
“Nëse ky koncert është një deklaratë politike, çmimet agresive nuk kanë kuptim. Duket kontradiktore të mbro demokracinë duke luajtur sipas rregullave të pastra të tregut të lirë, ku paratë vendosin gjithçka”,tha një komentues. Të tjerë shkruan se shumë fansa nuk kanë mundësi të marrin pjesë në koncerte.
“Fatkeqësisht, askush nuk mund të paguajë për të shkuar”, vuri në dukje njëri. Një koment tjetër thotë:
“Është e trishtueshme për ata që janë fansa të mëdhenj të tu dhe me të vërtetë duan të të shohin, por nuk mund t’i përballojnë këto çmime. Sidomos tani që ekonomia është kaq e vështirë.”
Disa përmendën shuma specifike, duke shkruar se çmimet për disa vende mund të arrijnë edhe në 1,000 dollarë për vendet më të largëta , ndërsa të tjerë pohuan se vendet afër skenës arrijnë shuma shumë më të larta.