VIDEO/ Vjosa Osmani rrëfehet ekskluzivisht sonte në orën 20:45 në Çim Peka LIVE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do rrëfehet sonte ekskluzivisht në emisionin Çim Peka LIVE.

Në orën 20:45, Osmani do jetë përballë moderatorit Çim Peka për të komentuar krizën e rëndë politike në Kosovë.
Osmani ka shpërndarë parlamentin, ndërkohë që çështja ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Përplasja e nisur mes Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti u thellua pas dy takimeve të Vjosa Osmanit me presidentin amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Vetëvendosja nuk pranoi të japë firmat për rikandidimin e Osmanit, duke provokuar krizën që mund ta çojë vendin në zgjedhje të tjera të parakohshme.
Por si do vazhdojë ky ngërç juridik dhe politik në Kosovë?

Për këto dhe të tjera, mos e humbisni sonte rrëfimin ekskluziv të Osmanit duke nisur nga ora 20:45!