Ndryshimi i buxhetit me akt normativ/ Manjani: Ky është një puç Kushtetues

Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar vendimin e djeshëm të qeverisë për të ndryshuar buxhetin me një akt normativ.

Me anë të një postimi në rrjetete sociale, Manjani ka theksuar se ky është një puç kushtetues pasi akti normativ është një ligj që miratohet në Kuvend.

Kujtojmë që ditën e djeshme qeveria përmes një akti normativ mori vendimin për ndryshimin e buxhetit për shkak të thatësirave dhe zjarreve.