Irani lëshon një tjetër raketë balistike drejt Turqisë, reagon Ankaraja: U neutralizua sapo hyri në territor nga mbrojtja e NATO-s

Një raketë e re balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s e vendosur në Mesdheun Lindor.

Lajmin e konfirmoi sot (9 mars) Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ajo tha gjithashtu se mbeturinat nga raketa ranë në fusha në Gaziantep, duke shtuar se nuk kishte raportime për lëndime.

“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Pjesë të municionit ranë në fusha të zbrazëta në provincën Gaziantep. Nuk pati vdekje ose lëndime nga incidenti”, thuhet në deklaratë.

Lexo dhe: SHBA këshillon qytetarët e vet të largohen nga juglindja e Turqisë, urdhërojnë një pjesë të stafit të ikë

Dhe më tej theksohet se do të merreshin masa dhe do të kishte një kundërpërgjigje ndaj çdo kërcënimi të territorit:

“Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe ruajtjes së stabilitetit rajonal. Megjithatë, ne theksojmë edhe një herë se çdo masë e nevojshme do të merret me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar kundër territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Ne kujtojmë se pajtueshmëria me paralajmërimet e Turqisë për këtë çështje është në interes të të gjithëve”.