Berisha: Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore...
“Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi”. Kjo ishte thirrja që kreu i opozitës u bëri shqiptarëve pas vendimit te rilindjes për të mbrojtur të hetuarën nga SPAK Belinda Balluku,
“Fjala është vetëm e qytetarëve!”, tha kreu demokrat.
Berisha: Fjala e tij sot, dëshmoi edhe njëherë se është i gatshëm për çdo skenar dhe të mos paraqitet vetë para ligjit, para drejtësisë.
Ndaj dhe sot, për çdo qytetar shqiptar, fjala është e tij.
Fjala është e qytetarëve.
Parlamenti është totalisht i aneksuar.
Është një instrument i narkodiktaturës, i pushtuar nga Edi Rama.
Drejtësia shumëzohet me zero nga Edi Rama.
Ai, i garantoi qytetarët, se vjedhja nga qeveritarët nuk do të ndëshkohet.
Se vjedhja nuk do konsiderohet më krim për qeveritarët shqiptarë.
Fjala është vetëm e qytetarëve.
Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi.
Zgjidhja është vetëm në duart e qytetarëve.
Unë kam bindje se shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike, njerëzit me integritet dhe njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e ballit të tyre nuk do pajtohen kurrë me këtë vendim të Edi Ramës, me të cilin ai u thotë se vjedhja e tyre nga qeveritarët nuk mund të ndëshkohet.