Vasili: Kush vjedh apo trafikon për Edi Ramën mbrohet nga pushteti dhe nuk preket nga drejtësia

I ftuar ditën e sotme në intervistën e mesditës në Syri televizion, Petrit Vasili tha se qëndrimi i mazhorancës në parlament ka dekonspiruar një skemë ku mbrojtja ofrohet vetëm për aleatët e pushtetit.

Sipas Vasilit, kushdo që “vjedh, vret apo trafikon për Edi Ramën”, do të jetë nën mbrojtjen e tij dhe nuk do të preket nga drejtësia, pasi ajo kontrollohet nga partia në pushtet. Ky interpretim e sheh veprimin e fundit politik si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimit të barazisë para ligjit.

Më tej, Vasili argumentoi se me këtë akt, Edi Rama ka “varrosur përfundimisht” reformën në drejtësi, një proces për të cilin më herët akuzonte vazhdimisht opozitën si pengesë.

Ky ndryshim qëndrimi cilësohet si një sinjal kërcënues ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

Kryeministri, sipas kësaj perspektive, po u komunikon prokurorëve dhe gjyqtarëve se ai e konsideron sistemin e tyre një “drejtësi kriminale” dhe se nuk do të hezitojë ta “asgjësojë” atë sa herë që heton apo gjykon njerëz të afërt me të.

Pika më flagrante e këtij standardi të dyfishtë është zbatimi selektiv i parimit të prezumimit të pafajësisë.

Vërehet se ndërsa për zyrtarët e mazhorancës, si në rastin e Belinda Ballukut, ky parim zbatohet me rigorozitet, për kundërshtarët politikë ai anashkalohet plotësisht.

Deklarata e plotë:

“Kryesorja që dëgjuat sot, në një maskaradë publike të konsumuar nga Edi Rama, ishte se drejtësia në Shqipëri është drejtësi e partisë.

Në rast se partia, e ka udhë që të vjedh për Edi Ramën, vret për Edi Ramën, grabit për Edi Ramën, trafikon për Edi Ramën, të mbron Edi Rama dhe nuk të prek njeri, se e kemi në dorë ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, dëgjuat që tha Edi Rama.

Së dyti, lajmi përfundimisht i madh është, të gjithë pa përjashtim, edhe shumë kolegë, jo të tutë si miq, po kolegë në profesion të gazetarë, analistë të çorbës së Edi Ramës, duhet të lahen sot nga pështyma e Edi Ramës, lidhur me reformën në drejtësi.

Ju e keni dëgjuar me miliona herë, që armiqtë e reformës në drejtësi është opozita shqiptare, është Berisha, është Meta etj.

Sot, pa as më të voglën cip, në formën e një maskaradëllëku vërtet shtetëror, po e them sërish, pamë përfundimisht varrosjen edhe ceremoninë totale të varrosjes së reformës në drejtësi.

Ky, pra, i thotë drejtësisë së re dhe të pavarur, ti je drejtësi kriminale, është e tillë dhe unë nuk pyes.  Dhe kur vjen në dorën time, unë e asgjësoj.

E treta, që t'i kemi shumë të qarta gjërat. Ky, e dëgjuat që na foli ne për prezumimin e pafajësisë. Dhe një shumë të drejta që ka individi në një mënyrë të veçantë dhe individi publik, shtetëror. Dhe ç'na tha? Na tha që kur Sali Berisha u vendos të merreshin masa shtrëngimi kundër atij pa vajtur në parlament, këto ishin në rregull.

Ndërsa kur vjen rasti për Belinda Ballukun, këto nuk janë në rregull. Edhe shqiptari më i painteresuar që s'do të dijë fare për asnjë gjë, e kupton sa e trashë. Prezumimi i pafajësisë.

Pra, Sali Berisha nuk prezumohej i pafajshëm. Prezumohet vetëm Belinda Balluku. Pastaj na tha dhe një gjë tjetër. Ai tjetri, ju e keni parasysh kush është tjetri, është Arben Ahmetaj.

Ai tha, u akuzua për pastrim parash, për përvetësim, për korrupsion e të tjera e të tjera, nuk prezumohej i pafajshëm. Dhe për 30 minuta i dhanë masën e arrestit e të gjitha.

Belinda Balluku prezumohet. Ilir Meta u rrëmbye nga policia e këtij horri, në mes të rrugës. Me gomarllëqe të papara, e keni dëgjuar me sa shpime të ca ordinerëve që ishin kur të venë".