‘Veliaj’ gjykohet në themel në GJKKO, kryebashkiaku s’paraqitet: S’është bërë asnjë seancë paraprake!
Gjykata e Posaçme ka nisur në themel gjykimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit ka refuzuar të marrë pjesë në seancën e kësaj të hëne, 9 mars.
Kryetari i Bashkisë përmes një deklaratë nga IEVP Durrës, refuzon të paraqitet në seancë, për shkak se siç theksohet në deklaratë, ndaj tij nuk është zhvilluar asnjë seancë paraprake dhe jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim.
Dosja me 28 të pandehur individë dhe shoqëri, zbriti në gjykatë pas përfundimit të hetimeve me kërkesën e kalimit për gjykim.
Avokatja e tij e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku u shpreh në seancë se e ka takuar klientin e tij, duke kërkuar nga trupa gjykuese që t’i vënë në dispozicion të gjitha aktet, pasi në seancën paraprake nuk pati mundësi të mbrohet.
Sakaq prokurori i çështjes, Ols Dado, pohoi gjatë seancës se Veliaj është njohur me aketet.
'Ne kemi të njëjtim qëndrim që kemi mbajtur lidhur me pretendimin e të pandehurit. Erion Veliaj, është njohur me aktet', theksoi Dado.
Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake Etleva Deda i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u ryzua nga trupa e GJKKO.
Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes.
Prej më shumë se një viti, Veliaj ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit, pasi SPAK-u ka provuar 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.