Balluku kërkon heqjen e masës 'pezullim nga detyra', nis seanca në Apelin e GJKKO-së
Ka nisur sot në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion shqyrtimi i ankimit të Belinda Ballukut lidhur me vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin e saj nga detyra.
Gjykata e Apelit nuk kishte marrë më parë në shqyrtim ankimimin për pezullimin deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.
E fundit la në fuqi vendimin për pezullimin e Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, pasi votat u ndanë 4 me 4, duke rrëzuar pretendimin e kryeministrit Edi Rama.