Vendet e G7 sot mbledhje urgjente, diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

Gazeta 'Financial Times' raporton se ministrat e financave të vendeve të G7 do të zhvillojnë një mbledhje urgjente sot për të diskutuar mundësinë e hedhjes  të koordinuar në treg të rezervave strategjike të naftë, me qëllim përballimin e rritjes së fortë të çmimeve.

Rezervat e naftës koordinohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, ku 32 vende anëtare mbajnë rezerva strategjike në kuadër të një sistemi kolektiv emergjent, të krijuar për t’u përdorur në raste krizash të çmimeve të naftës.

Sipas raportimit të Financial Times, tre vende të G7-ës, përfshirë SHBA-në, kanë shprehur deri tani mbështetje për një lirimin e mundshëm të përbashkët të rezervave, bëjnë të ditur burime të njohura me diskutimet citon BBC.

Të dielën, 8 mars, çmimi referencë i naftës kaloi më herët 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, - pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia - megjithëse më pas ra paksa nën këtë nivel.

Koreja e Jugut ka njoftuar se do të vendosë tavan për çmimin e karburanteve për herë të parë pas gati 30 vitesh, ndërsa shqetësimet globale rriten për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të naftës.

Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm, duke pasur parasysh se Koreja e Jugut është një ekonomi e madhe globale, një eksportuese kryesore në botë dhe anëtare kyçe e G20.

“Për produktet e naftës që janë rritur në mënyrë të tepruar kohët e fundit, duhet të vendoset sa më shpejt një sistem i çmimit maksimal dhe ai duhet të zbatohet me vendosmëri”, deklaroi presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-Myung.

Ai gjithashtu udhëzoi qeverinë që të godasë praktikat spekulative të kompanive të rafinimit të naftës dhe pikave të karburantit, për të shmangur manipulimin e tregut, ndërsa njëkohësisht të bëhen përpjekje për të siguruar anije furnizimi që nuk kalojnë perms ngushticës së Hormuzit.

Javën e kaluar, qeveria e Koresë së Jugut njoftoi se do të marrë më shumë se 6 milionë fuçi naftë bruto nga Emiratet e Bashkuara Arabe.