Genoa mposht Romën, De Rossi feston një fitore të madhe në ‘Marassi’
Java e 28-të e Serie A solli një fitore të madhe për Genoa-n e De Rossit, e cila triumfoi 2-1 ndaj Romës në Marassi. Ekipi i Gian Piero Gasperinit mbetet me 51 pikë, por tani është kaluar në vendin e katërt nga Como, gjithashtu me 51 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme kundër ‘larjanëve’, Roma nuk do të mund të mbështetet te Ndicka", i cili do të vuajë një ndeshje pezullim, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 12-të dhe ishte i paralajmëruar.
Pjesa e parë në stadiumin ‘Luiggi Ferraris’ ishte e barabartë dhe pa shumë emocione, me Malen që provoi disa herë, por pa sukses. Më të spikatur në radhët e Genoas ishin Messias dhe Ekuban, i cili humbi një mundësi të mirë për të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë.
Takimin e hapi Messias në minutën e 52-të me penallti, e cila u fitua pas një faulli të Pellegrinit mbi Ellertsson. Genoa kaloi 1-0, por Roma barazoi menjëherë: Ndicka shënoi me kokë në minutën e 55-të, duke regjistruar golin e tij të tretë radhazi.
Malen më pas e kaloi Bijlow me një goditje të bukur nga këndi i parë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje të dukshëm. Genoa nuk u dorëzua dhe në minutën e 80-të kaloi sërish në avantazh 2-1: Vitinha, i harruar nga mbrojtja e Romës, shfrytëzoi asistin e Masinit për të shënuar.
Në fund pati edhe një pritje të madhe të portierit Svilar ndaj Malinovsky-t. Goli i portugezit siguroi fitoren e madhe për Genoa-n dhe gëzimin e De Rossit, duke çuar skuadrën në 30 pikë në renditje. Ndërkohë, Juventus afrohet në një pikë pas Romës.