‘Karta kurde’ kundër Iranit/ Brahaj: Udhëheqësi Barzani s’do t’i bashkohet planit amerikano-izraelit!

Në një kohë kur Lindja e Mesme është përfshirë sërish nga një valë e re konfliktesh të ashpra, analiza e ekspertëve nxjerr në pah një strategji të mundshme për një ofensivë tokësore ndaj Iranit, ku kurdët shihen si një element qendror.

Gazetari dhe analisti Sokol Brahaj, i ftuar në Syri i Botës në Syri Tv, nën moderimin e Dori Dakës, u shpreh se zhvillimet e fundit tregojnë për një plan që parashikon përfshirjen e forcave kurde nga Iraku dhe Siria në një operacion kundër Teheranit, duke i vendosur ata sërish në qendër të një loje të madhe gjeopolitike me pasoja të paparashikueshme.

Ky operacion dyshohet se mbështetet nga sulme ajrore amerikane dhe izraelite në pikat kufitare mes Irakut dhe Iranit, me qëllim hapjen e një korridori për kalimin e trupave. Ky plan, i cili mendohet se i ka rrënjët në strategjinë e ish-administratës Trump dhe asaj të Netanyahut, synonte një ndryshim të shpejtë regjimi, por dështoi të merrte mbështetjen e popullsisë iraniane.

 Megjithatë, përfshirja e kurdëve mbetet një opsion në tryezë. Sipas propozimeve, roli i tyre nuk do të ishte vetëm rrëzimi i qeverisë, por edhe kontributi në një fragmentarizim të mundshëm të Iranit.

Pavarësisht këtyre planeve, përgjigja nga vetë kurdët është e ndarë dhe plot skepticizëm. Lidershipi kurd në Irak, i udhëhequr nga Barzani, ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në një luftë të tillë. Kjo hezitim vjen si pasojë e përvojave të hidhura të së kaluarës, ku si SHBA-ja ashtu edhe Izraeli i “lanë në baltë” në përpjekjet e tyre për pavarësi, si në Irak ashtu edhe në Siri.

Dihet te gjithë mediat ndërkombëtare, po ashtu dhe me median turke që kurdët e rajonit, pra të Irakut dhe të Sirisë, janë bërë gati për të hyrë në tokën e Iranit, ku edhe që ditën e dytë, ditën e tretë dhe të katërtën, forcat ajrore të Izraelit dhe të Amerikës kanë bombarduar dhe pikat kufitare, pra doganat, ato repartet ushtarake që janë në kufi mes Irakut dhe Iranit. Për t'i hapur një rrugë, për t'i hapur një korridor forcave të armatosura kurde që ndodhen në Siri dhe në Irak për të kaluar në Iran, sepse ishte një tjetër gjë e shkruar në letër në strategjinë, me sa kuptojmë ne normalisht në strategjinë e Benjamin Netanyahut dhe të Donald Trumpit, që atje do të ndodhë një gjë si në Venezuelë, pra me një dy bomba edhe do të mbaronte puna, por me të vërtetë ndodhi krejt e kundërta.

Populli iranian, pra masa mbi tre/katërta e Iranit nuk ju përgjigj kësaj thirrje e cila, e cila ka tabane të ndryshme, që nga ana teologjike, në të gjitha mediat turke, qoftë në kanalet televizive shtetërore, por edhe private, pozitë dhe opozitë të gjitha dhe me të vërtetë kjo është bërë dhe i ka shkuar bile edhe teklifi që i thonë, ka shkuar dhe propozimi te forcës së drejtuar në Kurdistaninin e Irakut, në veri të Iranit, ku ata Barzania janë përgjigjur krejt hapur nëpërmjet prononcimeve zyrtare të tij janë që jo, ne nuk do të marrim pjesë në këtë, në këtë luftë dhe kurrsesi s'do të marrim pjesë, por që dihet që në Siri, për shembull, me forcat e SDG-së, pra Forcat Demokratike të kurdit, të kurdëve në Siri, Amerika ka investuar prej më shumë se një dekade atje ku miliarda euro, miliarda dollarë, po ashtu edhe me mijëra kontejnerë me armë ju është dhënë kurdëve në Iran, në Siri dhe a do të dalin këto atje.

Autoriteti qendror që është i kurdëve pra, që ka një autonomi në Irak, ata janë përgjigjur që në asnjë mënyrë nuk do të ashtu, ata të paktën që 50 vite japin një luftë të madhe kundra Turqisë, e sponsorizuar nga Irani, nga Iraku i dikurshëm, nga Greqia, nga vende, nga Izraeli dhe nga të tjera, por gjithsesi tashmë ka kaluar ajo faqja e atij libri dhe jemi në një faqe të re e cila edhe inteligjenca apo paria si i thonë ose ende kurdët janë me pak me kanunet e vjetra dhe ata i thonë pari, paria e tyre më duket se ka ndryshuar mendim dhe ndoshta nuk mund të bëhet pre e kësaj here, pra nuk mund t'i përgjigjet përgjigjes së Amerikës dhe të Izraelit, sepse ja Amerika dhe Izraeli në fakt i lanë në baltë edhe në Irak, por edhe në Siri, të cilët ata deshën të bëheshin edhe shtete të veta të pavarur, por kjo nuk u bë dot në Irak.

Po ashtu edhe në Siri tashmë dihet që petroli, po të thuash karburantet e Sirisë, shumica e tyre janë nën drejtojnë kurdët, SDG-së, pra Mazlum Abdi në Siri, por gjithsesi një autonomi apo një, një shtet të pavarur duket që jo dhe këto janë edhe konjuktura rajonale. Kurse si e përjetuam ne, mos t'i ngatërrojmë pyetjet, se si e përjetoi Turqia. Po që në orët e para, Turqia ka qenë, por me sa duket Dori, ose me sa tashmë që kanë kaluar shtatë ditë gati, mund ta shohim, ka kaluar një javë, po bëhen ca ditë tashmë që ka kaluar dhe shihet që Turqia ka qenë e përgatitur, të paktën nga ana e informacionit, jo thjesht tani, por edhe shumë më përpara, ka pasur informata të cilat ka arritur të jetë e gatshme në të gjitha aspektet, qoftë nga ana ushtarake, inteligjence, por edhe nga ana humane.