Goretzka në kërkim të një sfide të re: Interi, Milani, Juvja dhe Napoli në garë

Mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka, 31 vjeç, është gati për një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë, pasi kontrata e tij me bavarezët përfundon në fund të sezonit dhe nuk do të rinovohet. Pas 8 vitesh në nivele të larta në Bundesligë, Goretzka është i gatshëm të kërkojë sfida të reja, duke përfshirë edhe Serie A.

“Do të doja të provonim një eksperiencë tjetër jashtë vendit. Është ndoshta mundësia ime e fundit për ta bërë këtë. Jam i qetë dhe do të lejoj që gjërat të ndodhin natyrshëm,” deklaroi Goretzka për Sky Sport DE, pas paraqitjes së tij të 17-të si titullar këtë sezon në Bundesligë dhe një asist të bukur ndaj Borussia Monchengladbach.

Goretzka ka bërë të qartë se nuk dëshiron të transferohet në një kampionat më pak konkurrues: “Dua të vazhdoj të luaj futboll në nivele të larta.” Ai shtoi se klima nuk do të jetë kriter për zgjedhjen e destinacionit të ri.

Ky sinjal shihet si një “thirrje” edhe për klubet italiane që kanë kapacitet ekonomik për ta transferuar mesfushorin. Interi dhe Milani mund të rikthejnë rivalitetin e tyre edhe në merkato, ndërsa Napoli kishte shfaqur interes që në janar për të forcuar mesfushën e dëmtuar. Në lojë është edhe Juventusi, e cila, në rast kualifikimi për Champions League, do të ketë nevojë të fuqizojë mesfushën.

Edhe pse disa skuadra të Premier League janë të gatshme të ofrojnë, pista italiane mbetet një opsion i fortë për Leon Goretzka-n në verë.