Sina: Dëshmia e çiftit Clinton zbuloi tensione të forta në dosjen Epstein

I ftuar në emisionin “Syri i Botës”, gazetari Beqir Sina foli mbi debatet që kanë shpërthyer në SHBA pas publikimit të materialeve të lidhura me dosjen e Jeffrey Epstein, ku u shpreh se një nga momentet më të tensionuara ka qenë dëshmia e çiftit Bill Clinton dhe Hillary Clinton.

Sipas tij, nervozizmi i ish-sekretares së shtetit u vu re veçanërisht në momentin kur gjatë dëshmisë u paraqit një fotografi e ish-presidentit Clinton, e cila e vendosi çiftin në një situatë të sikletshme.

Sina theksoi se edhe pse të dy e kanë mohuar çdo lidhje me Epstein dhe deri më tani nuk ka indikacione për një krim, publikimi i këtyre materialeve ka hapur një debat të fortë në SHBA për rolin dhe përgjegjësinë morale të elitave politike dhe financiare që përmenden në këto dosje.

Pjesë nga delarata:

Një shqetësim do të thoja unë i popullatës dhe i të gjithë amerikanëve. Kjo shpjegohet edhe nga një sondazh i zhvilluar rreth kësaj situate, ku tre në katër amerikanë mendojnë se ka qenë një veprim që ndoshta mund të evitohej dhe nuk do të kishte arritur deri te ndërhyrja e luftës.

Por ajo që e ka rritur më tepër ndjeshmërinë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë vetë iranianët, pra komuniteti iranian, që është një nga komunitetet më të mëdha këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të thoja se vjen pas komuniteteve të mëdha, siç janë italianët, latinët, kinezët dhe kombësitë e tjera.

Pra, iranianët mendohet të jenë mbi 10–12 milionë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë ngritur dhe kanë manifestuar për atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, të kundërtën e asaj që është ndjerë te popullata amerikane. Kanë qenë ata që e kanë ndezur atë atmosferë atmosferën në thonjëza, do të thoja lidhur me këtë çështje, duke shprehur një farë kënaqësie për këto bombardime dhe atë shpresën e tyre për rrëzimin e kësaj qeverie, të këtij pushteti 36-vjeçar të Ayatollah Khomeinit.

Çifti Clinton ka pasur rëndësinë më të madhe në gjithë këtë dosje. Por këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasim për periudhën pas sulmit që iu bë Donald Trump-it. Këtu kemi të bëjmë me faktin se dëshmia e Bill dhe Hillary Clinton ka qenë shumë e freskët dhe është dhënë në momente shumë nervoze, çka e bëri edhe më interesante.

Po, ishte edhe akuza që iu bë për një fotografi që u transmetua gjatë dëshmisë, ku një nga senatorët nxori një fotografi në të cilën Bill Clinton ishte kapur në dy raste në pozicione shumë të vështira dhe shumë të pamoralshme lidhur me personalitetin e tij. Aty Hillary Clinton, duke futur edhe veten në këtë kontekst, por duke parë edhe fotografitë e presidentit Clinton, e mohoi patjetër atë çfarë pa, duke thënë se nuk e kishte takuar kurrë Epstein-in. Megjithatë ajo la shenja shumë të rënda në këtë dëshmi dhe ishte një nga momentet më nervoze gjatë saj.

Gjithashtu edhe dëshmia e presidentit Clinton nuk kaloi pa tensione. Ishte pjesa kur Bill Clinton akuzohej për atë foto të bërë gjatë një udhëtimi në Afrikë, siç pretendon ai, në vitin 2002, një fotografi e marrë nga “Hot Tube”. Sipas presidentit Clinton dhe dëshmisë së tij, fotografia është bërë në Brunei gjatë udhëtimit të tij zyrtar në vitin 2000 dhe jo në ishullin Epstein.

Sidoqoftë, kjo është një çështje që ka krijuar shumë debat këtu, sepse elita të tilla si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja e shtetit dhe zonja e parë Hillary Clinton përfshihen në këto dosje. Kjo e bëri situatën më nervoze dhe njëkohësisht edhe më interesante për opinionin publik.

Megjithatë, siç e thashë, që të dy e mohuan dhe deri tani nuk ka asnjë indikacion që kemi të bëjmë me një krim. Por çështja lidhet më tepër me aspektin moral dhe me faktin që elita të tilla, personalitete kaq të larta, mund të kompromentohen me veprime të tilla, siç janë akte të dyshuara me vajza të mitura. Kjo është diçka shumë e rëndë për elitën botërore, ku përfshihen edhe ish-kryeministra, si ish-kryeministri i Norvegjisë Jan Båtnes, por edhe ish-zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Figura të tilla, si Princi Andrew apo Lordi Mandelson, janë përmendur gjithashtu në këtë kontekst. Janë çështje shumë të rënda për elitën botërore dhe tregojnë se disa prej këtyre elitave kanë arritur deri aty sa të përfshihen në veprime tepër problematike për reputacionin e tyre politik.

Për shembull, ish-kryeministri i Norvegjisë, Jan Båtnes, është përballur me akuza të rënda lidhur me këto çështje, pasi ka mbajtur edhe poste të tjera në Bashkimin Evropian. Sidomos gjatë kohës që ishte në Shqipëri, ai bëri deklarata shumë të diskutueshme, duke thënë se në Tiranë kishte gjetur vajza të bukura dhe “seksiste”, siç i përshkroi ai, për t’i joshur politikanët e tjerë. Kjo është shumë e rëndë për një politikan të nivelit të Bashkimit Evropian që të bëjë deklarata të tilla ose të shpërndajë informacione të tilla te kolegët e tij.

Dosjet nuk janë vetëm për abuzim fizik, por zbulojnë edhe një sistem pushteti ku elitat – nga presidentët, kryeministrat, princërit, miliarderët deri te diplomatët – shfrytëzonin vulnerabilitetin e të rinjve për kënaqësi seksuale, shantazh dhe ndikim politik.

Fillimisht mediat akuzonin Donald Trump-in si një mik të Epstein-it, por dosjet e reja fokusohen më shumë te figura të lidhura me qarqet liberale dhe demokratike. Megjithatë, ka edhe fakte, por edhe fake news, manipulime me IT dhe superkonspiracione, gjë që nuk diskutohet.

Për këtë arsye edhe Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka pranuar se, megjithëse është bërë një editim i madh i këtyre materialeve, koha e shkurtër dhe volumi i madh i dokumenteve rreth 3 milionë fajlla e kanë bërë shumë të vështirë redaktimin e plotë të tyre dhe kanë sjellë publikimin e disa materialeve që mund të kenë kaluar pa u filtruar plotësisht.