Rai 3 transmeton videon: Tirana përflaket nga protestat kundër qeverisë Rama

Nga Alba Kepi

Në emisionin TGR Mediterraneo në Rai 3 është transmetuar një video e shkurtër që tregon ngjarjet e fundit në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Gjatë ditëve të fundit, Tirana ka qenë skenë e protestave të mëdha kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të organizuara nga opozita dhe mbështetësit e saj. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë për shkak të akuzave për korrupsion dhe skandale politike.

Në disa raste, protestat kanë shkuar në përplasje me policinë, ku protestuesit kanë hedhur fishekzjarre, gurë dhe molotov drejt ndërtesave qeveritare, përfshirë zyrën e kryeministrit dhe parlamentin. 

Emisioni Medittareneo e ka përfshirë këtë segment si pjesë e raportimit të lajmeve nga rajoni mesdhetar, duke treguar tensionet politike dhe zhvillimet në Shqipëri.