'Marshojmë, s’festojmë, njëra-tjetrën ne e mbrojmë', protestohet në Prishtinë për 8 Mars
Me thirrjet “Marshojmë, s’festojmë, njëra-tjetrën ne e mbrojmë”, kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka protestuar të dielën, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.
Protesta ka nisur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe marshi ka vazhduar edhe para objektit të qeverisë.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.