Spanja ka evakuuar ambasadën në Iran
Spanja ka evakuuar ambasadën e saj në Iran, tha dje Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares.
Sipas tij, "ambasadori dhe zyrtarët që mbetën në Teheran kanë kaluar kufirin me Azerbajxhanin dhe janë të sigurt".
Albares tha se ambasadat e tjera spanjolle në Lindjen e Mesme janë të hapura dhe po u përgjigjen thirrjeve emergjente, raporton AP.