Donald Trump: S’mendoj se do të mbetet dikush që ndoshta të thotë ‘ne dorëzohemi’
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ‘nuk është i interesuar për negociata me Iranin’, duke sugjeruar se lufta mund të përfundojë vetëm kur Teherani të mos ketë më kapacitete ushtarake funksionale apo drejtues në pushtet.
Duke folur për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tha se fushata e bombardimeve mund t’i bëjë të panevojshme negociatat, nëse udhëheqja iraniane dhe struktura ushtarake shkatërrohen plotësisht.
Sipas tij, nëse udhëheqësit potencialë eliminohen dhe ushtria shkatërrohet, mund të mos mbetet askush për të negociuar.
“Në një moment të caktuar, mendoj se ndoshta nuk do të mbetet askush për të thënë: ‘Ne dorëzohemi’”, u shpreh Trump.