Parashutistët izraelitë përleshen me grupin e Hezbollah në Liban, 15 të vrarë
Në Nabi al Shid, në Liban një kompani parashutistësh izraelitë u përleshën me grupin e Hezbollahut.
Të paktën 3 ushtarë izraelitë dhe 12 anëtarë të grupit Hezbollah u vranë.
Pas përleshjes parashutistët u larguan me helikopterë për t’ja lënë vendin bombardimeve të ushtrisë izraelite.
Numri i viktimave civile kalon mbi 24, ndërsa në total shkon në 39 me gjithë anëtarët e Hezbollah dhe izraelitët e vrarë.