Balliu: Propozova ligj për sekuestrimin e pasurive të krimit, socialistët votuan kundër...
Një nismë e re ligjore e propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, synon të ridrejtojë pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar drejt nevojave sociale më urgjente të vendit. Propozimi parashikon që paratë dhe asetet e sekuestruara nga kartelet dhe bandat kriminale të përdoren për strehimin e çifteve të reja, si dhe për të mbështetur familjet e efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës dhe viktimat civile të përplasjeve mes grupeve kriminale.
Duke folur në një intervistë për Syri tv me moderatorin Bled Marku, Balliu përshkroi një situatë alarmante të krimit të organizuar në Shqipëri, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare që evidentojnë fuqizimin e karteleve të drogës, të cilat kontrollojnë jo vetëm tregun vendas, por shtrijnë aktivitetin në mbarë Evropën. Ai solli në vëmendje një shifër tronditëse, duke deklaruar se vetëm një prej këtyre karteleve, ai i njohur si "Çopja", dyshohet se zotëron një pasuri prej 8 miliardë eurosh, një shumë pothuajse e barabartë me të gjithë buxhetin vjetor të shtetit shqiptar.
Sipas deputetit, ndërkohë që këto "perandori" kriminale akumulojnë pasuri përrallore, personat që i luftojnë ato mbeten të pambrojtur dhe të pavlerësuar.
Në këto kushte, projektligji i tij ofron një zgjidhje konkrete: pasuritë e krimit t'i kthehen shoqërisë. Përveç mbështetjes për familjet e viktimave, një pjesë e konsiderueshme e fondeve do të shkonte për të luftuar atë që ai e quajti "një dramë mbarëkombëtare": shpopullimin e vendit. Duke ofruar ndihmë financiare për strehimin e çifteve të reja, nisma synon t'i stimulojë të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe të mos largohen.
Bled Marku: Atëherë po nisim menjëherë bisedën pasi ju vetë keni ndërmarrë një nismë përsa i përket parave të pista, parave të krimit, të cilët po t'i referohemi edhe Departamentit Amerikan të Shtetit, në Shqipëri ka një fluks parash të shumta të cilat pastrohen dhe gjithashtu edhe nga referencat që bien në SPAK në sajë të hetimeve që vjen për grupet kriminale, ka dhe para të cilat sekuestrohen. Ju keni propozuar një ndryshim ligjor ku këto para të përdoren për strehimin e çifteve të reja, gjithashtu edhe të familjarëve të policëve të cilët kanë rënë në krye të detyrës. Saktësisht çfarë është kjo nismë që ju e keni propozuar?
Klevis Balliu: Në Shqipëri tanimë është bërë një fakt, situata alarmante ku ndodhet vendi në lidhje me krimin e organizuar. Raportet ndërkombëtare na faktojnë jo vetëm ngritjen e krimit të organizuar në nivele të larta, si dhe kartele të frikshme që sot po kontrollojnë botën e drogës jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Evropën, por na tregojnë edhe se sa para kanë akumuluar këto kartele. Vetëm karteli i Çopjave rezultonte të kishte rreth 8 miliardë pasuri, 8 miliardë euro pasuri, ndërkohë që 9 miliardë është buxheti vjetor i Shqipërisë. Dhe ky është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë.
Bled Marku: Pra një lloj perandorish këto.
Klevis Balliu: Po, patjetër. Pra thënë kjo ne kuptojmë që pasuritë e tyre janë tejet të mëdha. Ndërkohë në Shqipëri, personat që i luftojnë këto kartele janë tërësisht të pambrojtur dhe të pavlerësuar. Si rrjedhojë e këtyre karteleve, bandave, përplasjeve të tyre me njëra-tjetrën, ne kemi patur në Shqipëri viktima edhe qytetarë civilë, siç ka ndodhur në rastin e Don Boskos, Memaliaj, apo ajo që njihet si masakra e Dobraçit. Ky projektligj propozon që pasuritë të cilat konfiskohen nga bandat dhe nga krimi i organizuar edhe kartelet, të shkojnë në ndihmë të familjeve, të personave që kanë mbetur viktima e këtyre përplasjeve, të familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës pikërisht duke u përballur me krimin e organizuar, dhe gjithashtu, si rrjedhojë e një problemi madhor që ka sot vendi jonë, e një drame mbarëkombëtare që është shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve e të rejave nga vendi, sepse këtu nuk e kanë mundësinë të ndërtojnë jetën e tyre. Ky projektligj parashikon edhe një ndihmë për çiftet e reja në Shqipëri, dhe për t'i stimuluar ata që ju nuk keni pse të largoheni, por të rrini këtu.
Bled Marku: E qartë, por duke iu referuar edhe SPAK-ut, a ka SPAK një shifër apo një raport se sa është sasia e parave apo e aseteve të konfiskuara këtyre karteleve, bandave kriminale që jo vetëm në kesh, por gjithashtu edhe në kriptomonedha. Ishin lajmet e para disa ditëve përsa i përket edhe Suel Çelës për vlera miliona eurosh edhe në kripto.
Klevis Balliu: Pa diskutim që janë të gjitha, në mendimin tim, SPAK duhet të bëjë një punë shumë herë më të madhe në konfiskimin sesa në sekuestrim, se kemi sekuestrime, por nuk kemi konfiskim të atyre pasurive. Së dyti, në shumë sektorë të krimit të organizuar, pavarësisht goditjeve, sekuestrimi apo konfiskimi i pasurive të krimit nuk është në proporcion me nivelin e lartë të organizatës që është goditur nga strukturat. Për shembull, ne kemi goditje si rrjedhojë e SKY ECC, që kanë ndihmuar shumë dhe ka qenë një punë shumë e mirë e bërë, qoftë nga prokurorë të SPAK-ut apo prokurorë që janë, kanë bashkëpunuar që e kanë ndihmuar SPAK-un për të qenë më të saktë, për ta kryer detyrën e tyre, por ne kemi dështuar në Shqipëri për konfiskimin e atyre parave. Pra, ne kemi rastin e Pllumb Gjokës, që kazinoja e tij nuk është e konfiskuar. Siç e pamë edhe nga mediat në ditët e fundit. Ne kemi rastin e kartelit Çopja, që ne e shikojmë, pasuria është 8 miliardë euro, po çfarë është konfiskuar? Nuk kemi një shifër konkrete për këtë. Dhe ky ligj është shpresa ime që të motivojë aksionin për konfiskimin e këtyre pasurive në mënyrë që këto pasuri të përdoren për ata që kanë realisht nevojë. Dhe me keqardhje të madhe dhe është shumë e turpshme, që Partia Socialiste, edhe në komisionin e jashtëm ku unë bëra prezantimin e ligjit, nuk kishin absolutisht asnjë arsyetim, absolutisht asnjë justifikim për mosvotimin, përveç interesave që mund të kenë vetë ata që unë nuk i di se çfarë interesash mund të kenë, por nuk nxorrën asnjë...
Bled Marku: E vërtetë është kjo që thoni...
Klevis Balliu: Më fal, po nuk nxorrën, as edhe një, asnjë justifikim, asnjë argument që pse nuk duhej votuar ky ligj. Dhe përsëri votuan kundër. Po e kuptoj pse. Pse ky qëndrim? Nuk kuptohet. Pastaj, duke qëndruar tek logjika, Partia Socialiste ka patur edhe operacionin Forca e Ligjit, nëse e mban mend atë bionden me syze dhe me kapele që shkonte pranë çdo resorti që presupozohej se ishte...