SYRI TV/ Shembja e rrugës që izoloi juglindjen e vendit - Rama gjen 3 fajtorët: Natyra, media, opozita

Dy javë pas izolimit të juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës Librazhd -Përrenjas, Kryeministri u shfaq në vendin ku ka ndodhur shembja. Rama fajin e gjeti në 3 komponentë, natyra që ka shkaktuar rrëshqitjen e rrugës, media dhe opozita. Ndërkohë drejtori i ARRSH Ami Kozeli u shpreh  se nga sondimi është zbuluar prezencë e pellgjeve të ujit poshtë rrugës dhe se gërryerja e lumit sipas tij nuk ka asnjë lidhje me shembjen e këtij segmenti.

Syri TV

Pasi heshti për 2 javë bllokim të Juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës, Kryeministri Edi Rama  u shfaq në Përrenjas, për të fajësuar median dhe qytetarët për këtë bllokim.

Rama u kujdes që të shfajësojë dhe mbulojë abuzimin, pasi sipas tij, rruga e shembur ishte e vjetra, ndërkohe që në pamje duket qartë, që masivi që bllokoi rrugën është pikërisht ndërtimi i traseve të rrugës se re.

Teksa ekspertët në media, por edhe banorët e zonës, flisnin për bllokim të burimit të ujit dhe kullimit nga Arrat e Gurrës, ku duket qartë edhe ekzistenca e urës për të mos penguar rrjedhën e ujit. Por drejtori i ARRSH, Ami Kozeli e mësoi prezencën e ujit vetëm pasi rruga u shemb, ndërkohë që ky studim duhet të ishte kryer që në projektimin e rrugës së re.

Ndërkohë për drejtorin e shërbimit gjeologjik Ardian Bylyku, një ndër shkaqet e shembjes së rrugëve janë dhe ndryshime klimaterike.

Rruga Librazhd-Përrenjas u shemb në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, duke sjellë kështu izolimin e juglindjes.