Zgjedhjet për kreun e PD në Durrës, demokratët votojnë mes dy kandidaturave
Zhvillohen ditën e sotme zgjedhjet në degën e PD-së në Durrës.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 18:00, ku anëtarët e PD-së do të mund të zgjedhin kryetarin e ri të degës së qytetit bregdetar.
Në garë për këtë post janë dy kandidatë, Adrian Gashi dhe Erion Luka.