Mbrojnë tokën, qytetarë nga Durrësi e Vlora krah banorëve të Baks Rrjollit
Qytetarë nga Durrësi, Vlora dhe qytete të tjera të Shqipërisë u janë bashkuar banorëve të Baks-Rrjollit në protestën e tyre këtë të shtunë.
Me thirrjet “Nuk ka jug, nuk ka veri. Jemi një, jemi Shqipëri”, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për banorët e Baks-Rrjollit dhe kërkuan që prona të ruhet, pasi është një problem prezent në të gjithë vendin.
Ndërkohë, Luçjana Kokaj, protestuese e Baks-Rrjollit hodhi akuza ndaj Fatmir Shpellzës.
Banorët e Baks-Rrjollit po protestojnë prej më shumë se 1 muaji. Pavarësisht kësaj, punimet në zonë avancojnë.