Berisha: Do ngrihet një agjenci për të gjurmuar pasuritë kriminale të qeveritarëve

Në një nismë të re për të luftuar korrupsionin, Sali Berisha njoftoi ngritjen e një agjencie të posaçme që do të gjurmojë pasuritë kriminale të zyrtarëve qeveritarë.

Ai bëri të qartë se kjo strukturë do të monitorojë kontot bankare dhe aktivitetin kriminal të individëve në pushtet, duke plotësuar rolin e prokurorisë.

Përveç kësaj, PD planifikon të rishikojë ligjet antimafia dhe legjislacionin tjetër për të mundësuar konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

Fjala e tij:

Love Albania: Zoti Berisha, a do ketë një task forcë që do gjurmojë vetëm veprimtarinë kriminale të rilindjes në 13 vite pushtet?

Sali Berisha: Një agjenci që do përndjekë të gjitha krimet, pasuritë kriminale, kontot bankare të qeveritarëve do ngrihet dhe ky është premtimi ynë.
Natyrisht nuk mund të them se kjo do zëvendësojë prokurorinë, prokuroria është e pazëvendësueshme, por ajo që do bëjmë ne krahas kësaj, do rishqyrtojmë ligjin antimafia dhe ligjet e tjera, në mënyrë që kuadri ligjor i ri të bëjë të mundur konfiskimin e të gjitha pasurive kriminale të paligjshme në mënyrë të pashmangshme.