Berisha: Balluku tregoi se Rama është skllav i saj. Shfaqja e djeshme e Lubisë me vartësit e saj, ishte e turpshme
Kreu i PD akuzoi kryeministrin se mbetet i varur politikisht prej saj dhe se zhvillimet e fundit tregojnë tensionet brenda qeverisë.
Ai e cilësoi paraqitjen publike të Ballukut me vartësit e saj si një shfaqje të papërshtatshme dhe theksoi se mbështetja që ajo mori nga stafi i ministrisë ngre pikëpyetje për përgjegjësitë në vendimmarrjet dhe akuzat që janë ngritur ndaj saj.
Sipas Berishës, situata dëshmon se kriza politike dhe përplasjet brenda mazhorancës janë duke u thelluar.
Fjala e tij:
Xhorxhia Niço: Belinda Balluku u duk shumë e qetë pas dorëzimit të detyrës, mendoni se ka rënë dakord me Ramën që të mos ja dorëzojë imunitetin?
Sali Berisha: Dje ajo tregoi edhe njëherë se Rama është një skllav i saj. Nuk kishte shfaqje më të turpshme se takimi i saj me ata mëkatarë, që dëshmuan se janë bashkëautorë në vjedhjet e Lubisë.
Vetëm njerëz që kanë vjedhur bashkë me të, mund të duartrokisnin Lubinë si heroinën e tyre. Pra në një farë mënyre ajo i ekspozoi ata punonjës në shkallë ekstreme si bashkfajtorë, si bashkëhajdutë.
Unë këtë interpretim do ti jap takimit të saj të djeshëm.