Gjoka: Jemi më keq se në kohën e Enverit, kultura dhe arsimi po shkatërrohen

Në fjalën e tij, pedagogu Behar Gjoka u shpreh se arsimi dhe kultura në Shqipëri po përballen me një krizë të thellë, më të rëndë se në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Ai paralajmëroi se mungesa e investimeve reale në shkollë dhe kulturë ka krijuar një “krizë shpirtërore” që rrezikon identitetin kombëtar dhe të ardhmen e vendit. Gjoka theksoi se politika qeveritare, me veprime konkrete si shkatërrimi i hapësirave kulturore, zhvillimi urban pa planifikim dhe përjashtimi i institucioneve kyçe si Akademia e Shkencave e Kosovës nga hartimi i fjalorit të gjuhës shqipe, po minon themelet e arsimit, artit dhe jetës kulturore.

 Ai theksoi se këto veprime nuk janë rastësi, por një mision shkatërrues që po lë pas pasoja dramatike për brezat e ardhshëm dhe për të rinjtë e vendit.

Pjesë nga deklarata:

E prita ftesën e profesoreshë Lilit me një lloj kënaqësie, për shkak të një përvoje si mësimdhënës, po sidomos i lidhur me kulturën. Data e zgjedhur është simbolike. Është simbolike në kuptimin që në fakt nuk na çon te shkolla e parë shqipe, por na çon te respekti për mësuesin, i cili nuk është profesion, siç thotë Çabej i madh, është mision. Misioni i mbetur në udhëkryq, do të thoja. Dhe të heq vëmendjen në një fakt. Siç është shkolla sot, do jetë Shqipëria nesër. Siç është kultura sot, do jetë njeriu nesër. Do jetë, jo njeri i ri, i tmerrshëm. Pra, të vesh gishtin në plagën më të tmerrshme, sepse është një krizë politike, ekonomike, krizike e të tjera e të tjera.

Kriza shpirtërore buron nga mungesa e shkollës dhe nga mungesa e kulturës. Kjo është kriza reale. Kjo është kriza e ikjes nga vetja, e ikjes nga atdheu, e ikjes nga koha e tij. Dhe të mendosh se mund të rregullohet shkolla kur ka në krye një kumbaro, bëri ç'bëri ajo me teatrin. Ia hoqi mbrojtjen. Bëri ç'bëri me turizmin, e ngushtoi hapësirën. Nuk e di çfarë iluzionesh kemi. Pra, janë ekspertë të shkatërrimit të kulturës, janë ekspertë të shkatërrimit të turizmit dhe janë kryeekspertë të shkatërrimit të arsimit. Pra, kemi të bëjmë me një shpresë dhe iluzion, i cili duhet të na kthejë. Çfarë mund të bëjmë në këtë situatë? Ose, le të marr vetëm një fakt. Ngrihet Akademia e Shkencave dhe bën fjalorin vetëm. Si mund të përjashtohet Akademia e Shkencave e Kosovës dhe të marrësh përsipër të të pronësosh, të privatizosh një gjë që është e shqiptarëve që e flasin gjuhën shqipe?

Nuk dua të hyj në në në detaje sepse do ishte e panevojshme, e tepërt, por që me këtë gabim, unë do të thoja që ai fjalor ka jo pak probleme. Hidhni sytë nëpër Tiranë. Tirana ka vetëm kulla. Tirana është vetëm beton. Tirana nuk ka teatër, u bë një turbinë, prapë me atë kumbarën, ëh, por nuk e di se çfarë teatri është. Nuk ka kinema. Hapësirat e gjelbra sa vjen dhe zihen. Pra, në çdo kuptim, i merret fryma. Në çdo kuptim, dhe sidomos në perspektivën që ta jep shkolla dhe sidomos në urdhrin shpirtëror që ta jep letërsia dhe arti. Jemi më keq se kur ishim shumë keq, në kohën e Enverit. Faleminderit.