Sipas Osmanit, 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi ta zgjidhte presidentin e ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill. Ajo tha se përpjekjet e dështuara për zgjedhjen e presidentit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara, por “të kalkuluara”.

“Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se përmes dekretit po kryen detyrimin kushtetues.

Seanca e fundit e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, më 5 mars, u ndërpre në mungesë kuorumi, pasi në sallë munguan deputetët e partive opozitare. Në garë për këtë post ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka kundërshtuar dekretin e Osmanit, duke e cilësuar atë si “akt të paprecedent” që bie ndesh me rendin kushtetues. Zyrtarët e saj kanë thënë se vendi ka afat 60-ditor për ta zgjedhur presidentin dhe kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, Osmani ka zhvilluar takim me krerët e partive politike, ku nuk morën pjesë krerët e LVV-së, për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/07/auto_eter1772876791.jpg", "width": 900, "height": 574 } }

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e quajti zhgënjyese situatën politike në Kosovë, pasi presidentja Vjosa Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit. 

Terras theksoi se dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri nga Kuvendi është një pengesë serioze dhe kthim prapa. 

“Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në X.

Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.