Shpërthime në aeroportin e Teheranit, digjet dhe një avion! Banorët: Kjo është nata e dytë e tmerrit
Shpërthime kanë tronditur një nga aeroportet kryesore tregtare të Teheranit, ndërsa dëshmitarët okularë raportojnë për një avion që po digjet në pistë, informon BBC.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit publikoi pamje që tregojnë dëmet në Teheran në orët e para të mëngjesit të së shtunës, (7 mars) pasi Izraeli nisi një valë sulmesh në shkallë të gjerë.
“Izraeli ka sulmuar dhe në një nga sulmet e fundit, pjesa perëndimore e Teheranit dhe Aeroporti Mehrabës u goditën”, thotë prezantuesi në një video të postuar nga Mehr.
I ndërtuar në 1938, Aeroporti Mehrabad dikur ka qenë aeroporti kryesor ndërkombëtar i kryeqytetit, por sot përdoret kryesisht për fluturime të brendshme. Në këtë zonë ndodhen gjithashtu disa kompani të industrisë ajrore dhe hapësinore që janë lidhur me industrinë iraniane të mbrojtjes.
Izraeli e ka bombarduar këtë objektiv disa herë, përfshirë edhe në qershor të vitit të kaluar, kur ndërmori një seri sulmesh edhe ndaj objekteve bërthamore të Iran.
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ketë “asnjë marrëveshje” me Iranin, përveç “dorëzimit të pakushtëzuar”.
Ai tha gjithashtu se, pas një kapitullimi të mundshëm, Irani duhet të zgjedhë një lider të ri që të jetë i pranueshëm për administratën e tij.
Duke iu përgjigjur raportimeve se Rusia ka ndihmuar Iranin, sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth i tha CBS News se Trump është “plotësisht i vetëdijshëm se kush po flet me kë”.
Banorët e Teheranit i thanë BBC Persian se “nata e mbrëmshme ishte më e keqja deri tani”, duke përshkruar sulme që ndodhnin “çdo disa orë”.
Video showing strikes earlier tonight against Mehrabad International Airport in the Iranian capital of Tehran, with strikes by Israel and/or the United States targeting civil infrastructure and aircraft at the airport, including at least one Boeing 747. pic.twitter.com/m836Kalzbw
— OSINTdefender (@sentdefender) March 7, 2026