FNSH e RENEA bastisin kompleksin e banimit tek 'Uji i Ftohtë' në Vlorë

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Një prej komplekseve të banimit në Lungomare, i njohur si kompleksi "Oslo" është rrethuar gjatë natës dhe vijon sot (7 mars)  të jetë nën kontrollin e policisë. 

Gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të detajuara. Monitorimi po bëhet edhe me dron nga ajri për të mbuluar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë.

Aksioni policor vijon.

Operacioni po kryhet me kërkesë të SPAK për të ekzekutuar 7 urdhërarreste në kuadër të një hetimi për një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilëve janë dhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj.

Flodian Plaku i dyshuar si vrasës me pagesë për eliminimin e Gentjan Bejtjas u arrestua në gusht 2025.

Dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.