VIDEO/ Demiraj: Konflikti SHBA-Izrael me Iranin është përballje mes dy blloqeve globale

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe koloneli Dritan Demiraj deklaroi se përplasja mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael dhe Iran nuk është thjesht një konflikt rajonal, por një përballje mes dy kampeve të mëdha gjeopolitike.

I ftuar në emisionin Ora 19 në SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko, Demiraj tha se në njërën anë qëndron një bosht shtetesh që përfshin Rusia, Kinë, Korea e Veriut dhe Iranin, ndërsa në anën tjetër janë SHBA dhe aleanca euroatlantike.

Sipas tij, objektivi strategjik i konfliktit është shumë më i gjerë se sa përplasja direkte me Iranin.

“Është një luftë që synon nga njëra anë të ballkanizojë Iranin dhe nga ana tjetër të dëmtojë interesat e kundërshtarëve globalë të SHBA-së. Për Izraelin synimi lidhet me sigurinë dhe dobësimin e Iranit, ndërsa për SHBA-të synimi kryesor është rënia e regjimit dhe vendosja e një lidershipi pro-amerikan”, u shpreh Demiraj.

Sipas ekspertit të sigurisë, një nga dimensionet më të rëndësishme të konfliktit lidhet me rivalitetin strategjik me Kinën.

Demiraj theksoi se destabilizimi ose marrja e kontrollit të Iranit do të ndërpriste projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike të lidhura me nismën kineze Belt and Road Initiative.

Ai shtoi se rënia e Iranit do të dobësonte lidhjet ekonomike dhe transportin mes Kinës, Lindjes së Mesme dhe pjesës tjetër të Euroazisë, duke ndërprerë edhe dy korridore strategjike ekonomike: atë veri-jug, që lidh Federata Ruse me Iranin, dhe korridorin lindje-perëndim, që lidh Kinën me Lindjen e Mesme.

‘Pa diskutim që kemi një luftë midis dy kampeve. Nga njëra anë kemi Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin, dhe nga ana tjetër kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës plus aleancën Euroatlantike. Pra, nuk është vetëm thjesht një luftë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është një luftë e cila po tenton që ta ballkanizojë Iranin nga njëra anë, dhe nga ana tjetër pastaj të dëmtojë, kjo për interes të Izraelit, kurse përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më shumë sesa halli i Iranit, është rënia e regjimit, marrja e kontrollit, pra vendosja e një lidershipi pro-amerikan.  

Është një luftë kundër Kinës. Sepse shkatërrimi i asaj, marrja e kontrollit të Iranit ndërpret rrugët e komunikimit, rrugët energjetike, projektet infrastrukturore, portuale, industriale, transportin e kështu me radhë. Pra projektimin e fuqisë të asaj që njihet Belt and Road Initiative. Rënia e Iranit dëmton lidhjen e kontinentit, Kinës me kontinentin, me Lindjen e Mesme, me Afrikën dhe me pjesën tjetër të Euroazisë dhe me pjesën e Azisë Qendrore.

Në të njëjtën kohë ndërpret edhe dy linja strategjike ekonomike, që është veri-jug, korridori veri-jug, Federata Ruse, Iran dhe lindje-perëndim që lidh Kinën me Iranin dhe ndërpret zhvillimin ekonomik të Kinës, sepse marrja e kontrollit si në rastin e Venezuelës, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe tek Irani, i pamundëson Kinës, i jep një dhimbje koke të paimagjinueshme për shkak se rritja e ekonomisë, e industrisë kineze varet krejtësisht ose në mënyrë të madhe nga Irani.

Unë vetë, unë modestisht mendoj që ky konflikt është përshkallëzuar. Është përshkallëzuar për shkak se llogaritë e Izraelit nuk dolën siç ishin. Izraeli mendonte se duke vrarë Ayatollah Khamenei-n dhe liderët kryesorë, Irani do të dorëzohej.

Tashmë kemi një shkatërrim, kemi një valë e cila menjëherë pas përfundimit të këtij konflikti, që nuk i intereson absolutisht Netanyahut, sepse ai për shkak që të qëndrojë në fuqi i hap luftërat, i provokon luftërat herë pas here.

Po vazhdoi edhe një javë më shumë konflikti, Izraeli do ngeli pa mjete, pa raketa të mbrojtjes kundërajrore, për rrjedhojë sasia e dëmtimeve do të jetë më e madhe dhe pastaj në përfundim se një ditë do të përfundojë ky konflikt, ai do të përballet me zemërimin popullor. Nga njëra anë.

Nga ana tjetër, përfshirja e kurdëve ka provokuar në masën maksimale Turqinë, për shkak se një nga planet e Izraelit është edhe krijimi i një rajoni kurd, të Kurdistanit, pra dizintegrimin e Iranit. Për shkak se ju e dini që Irani përbëhet nga 9 deri në 10%, 9 deri në 10 milionë shtetas kurdë, të cilët, prandaj po goditen, prandaj po tentohen për t'u përdorur si pjesë e fazës së tretë ushtarake’, tha ndër të tjera Dritan Demiraj në SYRI TV.