Sulmi mbi Iran/ Një mosmarrëveshje e fortë po lind midis Izraelit dhe SHBA

BILD

Se si do të vijojë situata në Iran, kjo është aktualisht krejtësisht e paqartë.

Prej një jave, Izraeli dhe SHBA janë duke luftuar së bashku kundër regjimit të mullahëve në Teheran. Në të njëjtën kohë, një luftë po përhapet në të gjithë rajonin e Gjirit Persik.

Që në ditën e parë, Izraeli dhe SHBA arritën të vrisnin diktatorin Ali Khamenei.

Por tani, sipas ish‑ministrit gjerman të Mbrojtjes, Karl‑Theodor zu Guttenberg, rrezikohet një konflikt mes këtyre aleatëve!

Në rrjetin profesional LinkedIn, zu Guttenberg shkruan: “Strategjitë e qeverisë amerikane dhe atyre izraelite nuk janë aspak të njëjta. Qeveria izraelite ka në synim shkatërrimin përfundimtar të instrumenteve revolucionare të pushtetit, duke përfshirë Gardat Revolucionare dhe rrjetet e tyre Proxy”

Plani amerikan është ndryshe.

“Në Uashington po ndiqet një kuptim relativisht funksional i ndryshimit të regjimit, i ngjashëm me atë në Venezuelë — që do të thotë se sulmi duhet të krijojë kushtet për një zëvendësim (madje edhe të shkallëzuar) të regjimit”.

Ish-ministri i Mbrojtjes thekson qartë: “Kjo mund të tingëllojë e ngjashme, por në të vërtetë përmban potencial për tension midis të dy partnerëve sapo të përfundojë vala e parë e madhe ushtarake”.

Kjo e fundit synon “një goditje sa më të shkurtër në kohë dhe sa më shkatërruese: operacione masive ajrore dhe kibernetike, sulme ndaj figurave kyçe të udhëheqjes, objekteve bërthamore, bazave raketore, forcave detare dhe ajrore, të kombinuara me presion politik dhe ekonomik. Thirrja e qëllimshme ndaj popullit iranian për të rrëzuar regjimin duhet të kuptohet si një variabël e brendshme potenciale e kësaj vale sulmesh”.