Corinthians firmos me ish-in e Man. United, sulmuesi anglez niset për aventurë të re në Brazil
Corinthians ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit anglez Jesse Lingard me një kontratë njëvjeçare që do të zgjasë deri në fund të vitit 2026.
Në deklaratën e klubit brazilian, thuhet: “Sport Club Corinthians Paulista ka rënë dakord për të firmosur me sulmuesin Jesse Lingard. Anglezi 33-vjeçar arrin te Timão me një kontratë e vlefshme deri në fund të vitit 2026, me mundësinë e rinovimit automatik deri në fund të vitit 2027 nëse arrihen disa objektiva të përcaktuara në dokument.”
Lingard ishte lojtar i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi u nda nga FC Seoul. Tani, ish-lojtari ndërkombëtar i Anglisë është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në Brazil.
Ky transferim pritet të sjellë eksperiencë dhe kreativitet në sulmin e Corinthians-it, ndërsa klubi shpreson që Lingard të ndihmojë në arritjen e objektivave të sezonit.