‘Çiftet heteroseksuale diskriminohen për kredi’, Pano: Bashkia e Tiranës favorizon komunitetin LGBT!

Një skemë diskriminuese në dëm të çifteve heteroseksuale për ndarjen e kredive të buta po aplikohet nga Bashkia e Tiranës. Ky është denoncimi i bërë nga një prej këshilltarëve demokratë të Këshillit Bashkiak, i cili zbardhi një sistem pikëzimi që, sipas tij, favorizon në mënyrë të padrejtë çiftet homoseksuale, duke skualifikuar automatikisht familjet tradicionale nga gara për një strehë.

I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri Tv nën moderimin e Bled Markut, Jonathan Panp tha se problematika qëndron te mënyra e procedimit të aplikimeve për kredi të buta, ku interesat subvencionohen nga bashkia.

 “Automatikisht, unë me bashkëshorten time skualifikohemi”, deklaroi ai, duke e cilësuar këtë një diskriminim të pastër ndaj familjeve heteroseksuale.

Këshilltari shpjegoi se në dy komisione të rëndësishme, atë të Financave dhe të Strehimit Social, ishte arritur një konsensus për të hequr pikët shtesë për komunitetin LGBT. Kjo, sipas tij, nuk do të përbënte diskriminim, por do t'u jepte shanse të barabarta të gjitha çifteve për të garuar. Madje, pikët e hequra ishte planifikuar t'u kalonin familjeve të policëve të rënë në detyrë.

Megjithatë, ky vendim u përmbys në mbledhjen plenare të Këshillit Bashkiak, ku shumica socialiste votoi kundër, duke rikthyer pikët për komunitetin LGBT dhe duke u hequr ato familjeve të efektivëve.

Me ato çmime nuk mund të merret dot as në Kamëz. duhet të shkojë në Vorë. Kemi arritur që të bëjmë një indeksim dhe një ndryshim të vlerave të qirasë që kemi arritur deri në masën e 450.000 ALL të vjetra në muaj për familje, të cilat do të vijnë si ndihmë për familjet të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë në tregun e lirë. Gjithashtu një pikë të cilën ne pa diskutim që ëh parimisht jemi pro, janë kreditë e buta për çiftet të cilat ëh duan të përfitojnë një kredi dhe interesat e kredisë të subvencionohen nga Bashkia e Tiranës. Por mënyra se si ëh bëhet procesi dhe procedurat për të arritur në pjesën e dhënies së kredisë, për ne janë të padrejta. A e dini që këtë vit përsëri si viti i radhës që të gjitha çiftet heteroseksuale janë të diskriminuara në Bashkinë e Tiranës.

Unë me bashkëshorten time apo kushdo tjetër që është një çift është një familje në marrëdhënie heteroseksuale, është i diskriminuar. Pse? Sepse në qoftë se unë me gruan time aplikojmë për të marrë një kredi të butë nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, dhe kemi të njëjtin sistem pikëzimi, pra kemi të njëjtat të ardhura, kemi të njëjtat kushte sociale, kemi të njëjtat kushtet ekonomike, me një çift që mund të jetë homoseksual dhe aplikon për të marrë kredinë e butë, atëherë ky çifti homoseksual do të jetë i favorizuar për të marrë kredinë dhe automatikisht unë me bashkëshorten time skualifikohemi. Tani çfarë po, çfarë kemi kërkuar ne? Ne në asnjë lloj mënyre nuk kërkojmë diskriminimin në bazë të preferencave seksuale. Kurrë mos qoftë. Secili, çdo person është i lirë të jetojë jetën e vet, seksualitetin e tij.

Por në momentin që ti vendos preferencat e një personi tjetër mbi çfarë, atë që Zoti ne na ka dhënë, pra familjen tradicionale, këtu ne kemi një problem. Dhe gjithashtu pjesa e kategorisë LGBT ishte vendosur në të njëjtin vend te kushtet sociale me fëmijë të cilët janë jetim, me persona të cilët kanë qenë të trafikuar apo në rrezikun e trafikimit, me familje të cilët kanë qenë nga prindër, nga nga baballarët që mund të kenë rënë në detyrë si policë. Pra, nuk mund të barazohet pjesa e identitetit personal dhe preferencave seksuale me disa kushte të cilat një person nuk i ka zgjedhur në jetë, nuk e ka zgjedhur që të jetë jetim, nuk ka zgjedhur që të jetë me aftësi të kufizuara. Por patëm një konsensus, për të thënë të vërtetën në dy komisione, në komisionin e financave dhe të buxhetit ku unë jam nënkryetar i këtij komisioni.

Gjithashtu në komisionin e strehimit social patëm një konsensus që do t'i hiqej dypikëshi i komunitetit LGBT, do të ishte me zero pikë, por me zero pikë nuk do të thotë diskriminim, do të thotë që ne po i japim shanse të barabarta dhe njësoj me çiftet e tjera që të futemi në garë. Dhe ai dypikësh do t'i shkonte familjeve të cilat kanë një prind të rënë në detyrë. kryesisht policëve të rënë në detyrë. Pasi u miratua dhe kaloi në këto dy komisione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, socialistët me sa duket ndërruan mendjen. Sepse në komisione bëjnë gjë tjetër, pastaj vjen pjesa e Këshillit Bashkiak, miratojnë një gjë tjetër dhe sërish i dhanë pikë komunitetit LGBT dhe i hoqën pikën që u dhanë në komisionin e financave ëh familjeve të policëve të rënë në detyrë. Kështu që janë këto çështje absurde të cilat e bëjnë Këshillin Bashkiak një vend ku nuk mendoj që qytetarët po përfaqësohen në mënyrë dinjitoze. A ka njerëz të mirë edhe nga radhët e PS-së? Shiko, thellë thellë mendoj që edhe mund të ketë, por në fund të ditës ata të gjithë kartonin do ta ngrinin.