Izraeli vijon sulmet në Liban - Hezbollah kundërpërgjigjet, sulmon bazën ushtarake izraelite

Izraeli ka ndërmarrë sulme të reja në jug të Libanit. Mësohet se sulmet kanë shënjestruar qytetin Hanin edhe zonën Kfarjouz, në rajonin e Nabatieh, po ashtu në jug të Libanit.

9 anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën gjatë sulmit në qytetin Majdal Selm bën të ditur agjencia e lamjeve libaneze NNA. Pjesa e më e madhe të vrarëve janë gra dhe fëmijë, shkruan Al Jaazira.

Ndërkohë BBC ka publikuar foto ku tymi i madh ngrihet mbi periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa rrugët janë të mbushura me rrënoja.

Banorë të Bejrutit i kanë treguar BBC për frikën që po përjetojnë mes sulmeve, të cilat ushtria izraelite ka thënë se kanë në shënjestër “qendrat komanduese të Hezbollahut.

Nga ana tjetër Hezbollah ka lëshuar dronë drejt një objekti ushtarak izraelit në Golan të pushtuara nga Izraeli

Në një deklaratë, grupi tha se luftëtarët e tij kryen një sulm ajror me një skuadër dronësh ndaj bazës Katsafia  pasditen e sotme.

Sipas Hezbollahut, sulmi u ndërmor si përgjigje ndaj goditjeve ajrore izraelite në Liban.