‘Opozita peng i spiunazhit serb, po tenton grusht shteti’/ Presidenti, Xhymshiti: Lojëra politike për të rrëzuar Kurtin!

Situata politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re tensioni dhe paqartësie, pas dështimit të seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri dhe dekretit të mëpasshëm të presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e parlamentit. Ngërçi institucional ka nxitur një debat të ashpër publik, ku nuk mungojnë akuzat e rënda për lojëra politike dhe influencë të huaj.

I ftuar në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, në një analizë të zhvillimeve të fundit, gazetari Vudi Xhymshiti shprehet se kriza aktuale nuk është e befasishme, por një strategji e mirë-orkestruar nga partitë opozitare për të rrëzuar qeverinë Kurti dhe për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Xhymshitit, që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit me një mandat të fortë popullor, opozita është përpjekur me çdo kusht të pengojë politikat e tij, të cilat, sipas analistit, kanë pasur për qëllim konsolidimin e shtetit dhe shkëputjen përfundimtare nga ajo që ai e quan “kapja nga Serbia”.

Analisti hedh akuza të forta, duke pretenduar se partitë opozitare, që kanë qeverisur për dy dekada, kishin “instaluar sistematikisht pushtetin e Serbisë brenda Kosovës”.

Bojkoti i seancës për zgjedhjen e presidentit, sipas tij, nuk ishte një veprim spontan, por përmbushja e një plani për të bllokuar institucionet. Ai shkon më tej duke e cilësuar këtë veprim si një “puç” dhe një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

“Partitë opozitare e kanë zbatuar atë që e kishin premtuar, që do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme,” deklaroi Xhymshiti, duke shtuar se opozita kosovare është “e kapur nga kontrolli i Beogradit”.

Edhe dekreti i Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është vënë në qendër të kritikave. Xhymshiti e cilëson këtë vendim si “ilegal”, duke e interpretuar si një lëvizje që i shërben përpjekjes për të dobësuar politikisht kryeministrin Kurti.

Partitë opozitare në Kosovë, që nga ardhja në krye të shtetit të zotit Kurti në vitin 2021, me një votë plebishitare të popullit të Kosovës, janë përpjekur me çdo kusht ta pengojnë lidershipin e tij dhe politikat e tij, të cilat kanë mëtuar ta konsolidojnë shtetin dhe ta shkëpusin atë përfundimisht nga kapja e Serbisë. Kjo për shkak se partitë opozitare të cilat kishin qenë për 20 vite rresht në pushtetin e Kosovës, e kishin instaluar në mënyrë sistematike pushtetin e Serbisë brenda për brenda Kosovës. Deri aty ku kanë shkuar edhe e kanë mbyllur institutin për dokumentimin e gjenocidit serb në Kosovë, pastaj kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare të cilat e kanë lejuar dhe i kanë dhënë mundësinë Serbisë që të krijojë Republika Serbe brenda për brenda Kosovës, edhe kanë shkuar deri në atë pikë ku janë përpjekur ta paraqesin si të pranueshme një lloj, një, një lloj marrëveshje e cila në forma ceremoniale do t'ia nënshkruante thesarin e Kosovës Serbisë, pra veriun e Kosovës.

Me të dështuar në të gjitha këto projekte klandestine, të cilat kanë qenë të bashkë-organizuara gjithashtu edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, Serbia u përpoq ta aneksonte veriun e Kosovës me 28-24 shtator të vitit 2023. Edhe atëherë dështoi dhe gjatë gjithë kësaj periudhe partitë opozitare janë përpjekur ta minojnë çdo përpjekje të Republikës së Kosovës për t'u shkëputur nga kontrolli i Serbisë. Kur erdhën zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, mbas zgjedhjeve, rezultatit zgjedhor, partitë opozitare ishin ato të cilat e kishin në çelës konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga vota e lirë e qytetarëve të shkurtit të vitit 2025. Mirëpo ato e penguan. Fakti që ato kishin qenë duke u mbajtur peng nga qoftë me apo pa dëshirën e tyre, nga operacionet e spiunazhit serb, u tregua, me, u tregua me arrestimin e Fatmir Shehollit dhe Milaim Zekës më 8 tetor të vitit të kaluar, kur pas arrestimit të tyre menjëherë në ditën tjetër u konsolidua parlamenti i Republikës së Kosovës pas votave të lira të shkurtit të vitit 2025. Me ç'rast ndodhi konsolidimi i institucioneve, të cilat më pastaj e procesuan situatën e organizimit të zgjedhjeve të reja në 28 dhjetor, ku Lëvizja Vetëvendosje doli partia fitimtare dhe u konsolidua, institucionet e Republikës së Kosovës, parlamenti dhe qeveria.

Me ç'rast pritshmëritë ishin që do të ketë prapë pengesa nga ana e partive opozitare në kohën e zgjedhjes së presidentit, sepse nëse ata kanë fuqi politike për ta parandaluar zgjedhjen e presidentit, sigurisht që vendi do të shkojë në zgjedhje, qysh edhe ishte e pritshme. Partitë opozitare, që është e vërteta, bashkë me listën serbe, kanë refuzuar të marrin pjesë në seanca parlamentare në ditën e djeshme, me vetëdije të plotë se ato do ta pengojnë zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë që dekreti presidencial i zonjës presidente Osmani në ditën e sotme për ta shpërbërë parlamentin, sipas edhe njohësve ndërkombëtarë, po edhe njohësve vendorë të së drejtës kushtetuese, është cilësuar si ilegal dhe i pashoq. Në interpretime të tjera, kjo nënkupton edhe një lloj puçi i zgjedh, i ndaj rezultatit të zgjedhjeve të vitit të kaluar, 28 dhjetorit, në një përpjekje për ta dobësuar fuqinë politike të zotit Kurti, i cili me sa duket është i vetmi politikan në historinë e Republikës së Kosovës së pas luftës që është duke u përpjekur me çdo kusht ta konsolidojë shtetin dhe ta shkëpusë atë nga kthetrat e Serbisë.

Ne faktikisht verifikueshëm kemi të bëjmë me një puç, me një, me një përpjekje për ta përmbysur rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit të vitit 2025, i cili rezultat ishte jashtëzakonisht i favorshëm për partinë në pushtet, mbi 51% të elektoratit votuan për zotin Kurti dhe projektin e tij politik për ta shkëputur Kosovën nga kontrolli i Serbisë. Sa i përket asaj se a ka lëshuar pe zoti Kurti në raport me idenë e ofrimit të një kandidature konsensuale, është tregues i qartë që zoti Kurti, partia e tij, ka treguar një, nëse presidentja Osmani është kandidate e pëlqyeshme nga opozita, Lëvizja Vetëvendosje do t'i japë votat në favorin e saj. Mirëpo arsyeja pse zoti Kurti e ka propozuar emrin e ministrit të tij të jashtëm, zotëri Glauk Konjufca, si kandidat nga partia e tij për president, ka të bëjë me faktin që partitë opozitare që nga viti i kaluar kanë propaganduar, vazhdimisht me makinerinë e tyre mediatike se zonja presidente Osmani disi është kukulla e zotit Kurti, disi është vegla e zotit Kurti për konsolidim të pushtetit të plotë, të kontrollit të Republikës së Kosovës. Gjë që verifikueshëm nuk ka qenë e vërtetë.

Mirëpo për t'i ikur një përpjekje të tillë të vazhdimit të hetimit të zonjës Osmani si vegla e zotit Kurti, partia në pushtet e zotit Kurti ka vendosur ta ofrojë një propozim të kandidatit të partisë së saj, siç është zoti Konjufca, dhe i ka thënë presidentes Osmani që nëse keni mbështetje nga opozita, nga ana e Vetëvendosjes, ne do të votojmë për kandidaturën tuaj. Mirëpo ajo që ishte shumë interesante është një, një lloj breshëri demantimesh, deklaratash të pa të pa mbështetura të shtabit të, të, të, të kabinetit të zonjës presidente në ditën e 4 marsit, dolën deklarata të cilat thonin që nuk është e vërtetë se kemi marrë mbështetje nga zoti Kurti. Ndërkohë që në përpjekjen për ta sqaruar pse ata mendonin se nuk është e vërtetë që kishin marrë mbështetje nga zoti Kurti për kandidaturën e zonjës Osmani, ata e arsyetonin se zoti Kurti e ka, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kandidatin e saj. Në rregull, po gjithashtu nuk ka thënë se nuk do të votojë për zonjën presidente. Pra, nëse zonja presidente do t'i kishte votat e opozitës, Vetëvendosja ka thënë që do të votojmë në favorin tuaj. Pra, ka deputetët të cilët ishin në seancë parlamentare për të votuar për kandidatin presidencial në Kosovë, ishin të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë që deputetët e partive të tjera opozitare, të cilët edhe priteshin që nga viti i kaluar na kanë treguar me manovrimet dhe vullnetet e tyre politike se do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme në këtë vit me rastin e ardhjes së kohës për ta zgjedhur presidentin, ata nuk ishin në seancë parlamentare.