E pabesueshme, ky lojtar bën që te Reali të harrojnë Ronaldon

Cristiano Ronaldo mungon në sfidën që po luhet në këto momente në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Barcelonës, shkruan SYRI.net.    

Por madrilenët nuk po e ndjejnë mungesën e portugezit, pasi një tjetër “galaktik” po shkëlqen.

Marco Asensio ka shënuar golin e “jetës”, duke bërë që “Bernabeu” të harrojë Ronaldon. Ylli i madrilenëve po shënon gola me peshë, ashtu siç bëri në finalen e Champions League ndaj Juventusit, por edhe në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës po ndaj Barcelonës.