'Uji është jetik'/ Banorët e Treganit në Elbasan ngrihen kundër ndërhyrjeve në burimin e Muçanit
Banorët e 6 fshatrave në Njësinë Administrative Tregan në Bashkinë e Elbasanit u ngritën këtë të premte në protestë për të mbrojtur burimin ujor në fshatin Muçan prej nga furnizohen me ujë të pijshëm.
Në protestën e mbajtur nga njësia administrative ata pohuan se në burimin ujor po kryhen punime nga persona me pushtet të cilët disponojnë biznese. Ata thanë se shtrirja e tubacioneve vë në rrezik furnizimin me ujë të pijshëm familjar, veçanërisht në stinën e verës.
Sipas protestuesve uji është jetik ndaj përsa kohë paguajnë rregullisht faturat askush nuk ka të drejtë tua marrë .
Për ndërhyrjet në burim banorët bëjnë përgjegjës kryeplakun e fshatit dhe njësinë administrative për mos marrjen e masave parandaluese ndaj sot iu drejtuan me një peticion.
Këta të fundit pavarësisht pretendimit të banorëve theksuan se janë në anën e tyre dhe se ndërhyrjet në burim i konsideruan jolegale ndonese dikush duhet te mbaje pergjegjesi per to.
Aktualisht punimet për marrjen e ujit në fshatin Muçan janë pezulluar per shkak te kryengritjes se banoreve ndërsa keta te fundit shprehen të vendosur për ta mbrojtur ujin me çdo mënyrë.