Sergio Ramos nuk e fsheh dëshirën për ta mbyllur karrierën te Real Madridi
Sergio Ramos është një nga ish-lojtarët më ikonikë të Real Madridit ku fitoi çdo trofe të mundshëm.
Aktualisht pa klub, qendërmbrojtësi spanjoll pëlqeu një postim nga “Defensa Central”, i cili shkruante për një rikthim të mundshëm te “Los Blancos”.
Ish-kapiteni i klubit nuk hezitoi dhe e pëlqeu postimin, teksa nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se do të donte të rikthehej në Bernabeu dhe ta mbyllte aty karrierrën.