Keni mbaruar juridikun! Ja ku mund të aplikoni për punë

Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit të vetingut e dëshirojnë të punojnë pranë vëzhguesve ndërkombëtare, kane afat deri në 31 gusht për të aplikuar pranë Bashkimit Europian.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka publikuar thirrjen për jurist, ekspertë të teknologjisë së informacionit, përkthyes, ekonomistë të cilët deri ne vitin 2020 do të ndihmojnë ONM ne procesin e kontrollit te gjyqtareve dhe prokuroreve shqiptare.

Sipas njoftimit, projekti është i Ministrisë së Drejtësisë Austriake në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë të Italisë dhe delegacionin e BE në Tiranë dhe synon të krijojë infrastrukturën e nevojshme për vëzhguesit ndërkombëtarë që do të asistojnë procesin e vetingut.

“Objektivi është të rritet cilësia profesionale e gjyqtarëve dhe prokurorëve,  të reduktohet ndikimi i krimit të organizuar, politikës e korrupsionit në dhënien e drejtësisë; si dhe te rritet integriteti dhe llogaridhënia e institucioneve te gjyqësorit.” /Vizion Plus